Inteligjenca artificiale ‘po na zëvendëson’, mund të mbulojë 300 mln vende pune

28 Mars 2023 | 21:00

Inteligjenca artificiale mund të zëvendësojë rreth 300 milionë të vendeve të punës me kohë të plotë, thotë një raport nga banka investuese Goldman Sachs. Sipas këtij raporti AI mund të zëvendësojë një të katërtën e pozicioneve të punës në SHBA dhe Evropë, por gjithashtu mund të sjell vende të reja pune dhe një bum produktiviteti.

AI mund të rrisë vlerën totale vjetore të mallrave dhe shërbimeve të prodhuara globalisht me 7%. Sipas raportit inteligjenca artificiale gjeneruese, e aftë të krijojë përmbajtje të padallueshme nga puna njerëzore, është “një përparim i madh”.

Raporti vuri re se ndikimi i AI do të sjellë shumë ndryshime në sektorë të ndryshëm – 46% e detyrave në administratën dhe 44% në profesionet ligjore mund të automatizohen, por vetëm 6% në ndërtim 4% në mirëmbajtje, thotë ai.

Një nga profesionet më të rrezikuara nga ChatGPT është ai i gazetarëve.

“Ajo që bën ChatGPT, është të lejojë më shumë njerëz me aftësi mesatare të shkrimit të prodhojnë ese dhe artikuj. Prandaj, gazetarët do të përballen me më shumë konkurrencë, e cila do të ulte pagat, nëse nuk shohim një rritje shumë të ndjeshme të kërkesës për punë të tilla”, tha Carl Benedikt Frey.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Franca, Spanja dhe Holanda dërgojnë ekipe kërkim-shpëtimi në Venezuelë

Presidenti francez, Emmanuel Macron tha se një ekip prej 85 specialistësh francezë në operacionet e kërkim-shpëtimit po dërgohet menjëherë në Venezuelë. Macron foli me presidenten...
14:25 | 25/06/2026

Kupa e Botës, momenti kur makina merr përpara tifozët në Meksikë. Ddisa të plagosur (VIDEO)

Një automjet ka marrë përpara një turmë njerëzish që ishin mbledhur në vendpushimin e njohur turistik të Cabo San Lucas, pasi Meksika fitoi një ndeshje...
14:19 | 25/06/2026

Studimi: Emigracioni ka nxitur ndjeshëm rritjen ekonomike në vendet e pasura

Kombet e pasura me shkallën më të lartë të emigracionit gjatë 35 viteve të fundit përfituan një përfitim të madh ekonomik dhe shumë prej tyre...
13:52 | 25/06/2026