“Bien” kandidatët e Alibeajt, tërhiqen nga gara 3 emra të tjerë
Gazetari i Euroneës Albania, Ardit Hoxha, bën me dije se janë tërhequr nga zgjedhjet e 14 majit kandidatët e Partisë Demokratike për bashkitë Librazhd, Vorë dhe Lezhë.
Edhe pse lajmi nuk është bërë ende i ditur në formë zyrtare, burime për gazetarin Hoxha konfirmojnë tërheqjen nga gara të tre kandidatëve të PD-së së drejtuar nga Alibeaj.
“Tërheqje të shumta kanë qenë nga disa bashki, ku përveç Korçës ku është bërë një deklaratë zyrtare nga kandidati gjata dhe e 40 këshilltarëve bashkiakë ka edhe disa bashki të tjera ku unë mund të konfirmojë kandidatin e Librazhdit, të Vorës dhe gjithashtu kandidati i Lezhës.
Këta ende nuk e kanë deklaruar zyrtarisht por burimet brenda partisë demokratike të drejtuar nga zoti Alibeaj bën me dije se edhe këta kandidatë do të tërhiqen nga gara e zgjedhjeve lokale të 14 majit, por mbetet për t’u parë nëse do të mbetet këtu ky erozion i kandidatëve të Alibeaj, apo do vazhdojë deri në një zbrazje të listës së zotit Alibeaj”, -tha Ardit Hoxha.
Kandidatët e tërhequr deri më tani nga gara janë: Sandër Marku, kandidat për bashkinë e Lezhës, Bujar Vreto kandidat për bashkinë e Librazhdit, Ibrahim Bruka kandidat për bashkinë e Vorës, ndërkohë më herët është tërhequr nga gara edhe Gjergj Mata kandidati për bashkinë e Korçës.
Lista me kandidatët e PD-së:
- Tiranë-Roland Bejko
- Mallakastër- Agron Kapllanaj
- Lezhë – Sandër Marku – I tërhequr nga gara
- Patos- Pranvera Rizai
- Fier -Eriselda Zotaj Çelaj
- Korçë-Gjergji Gjata – I tërhequr nga gara
- Poliçan – Florian Qamo
- Kuçovë – Ilirjan Koxhaj
- Kamëz – Bilbil Bajraktari
- Krujë – Sabah Sheta
- Dibër – Naim Gazidede
- Dimal- Dritan Sula
- Librazhd -Bujar Vreto- I tërhequr nga gara
- Vorë- Ibrahim Bruka- I tërhequr nga gara
- Sarandë- Skënder Muço
- Mirditë-Mark Ruçi
- Kurbin- Genc Doçi
- Vau i Dejës- Klomentina Drini
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë