Interesim i lartë i emigrantëve për 11 majin, KQZ kërkon fond shtesë
Numri i emigrantëve të regjistruar për zgjedhjet e 11 majit deri mesditën e kësaj të martë i ka kaluar 181 mijë, duke bërë që pritshmëritë për pjesëmarrjen e diasporës në këtë proces, të jetë pothuajse i dyfishuar.
Kur kanë mbetur vetëm 8 ditë nga mbyllja e afatit të regjistrimeve, të gjitha palët politike i kanë intensifikuar takimet me diasporën, duke bërë që edhe ritmet e regjistrimeve në 48 orët e fundit të kenë qenë goxha të larta.
Në këto kushte, kur fondi i lëvruar për KQZ-në për këtë proces ka qenë i parashikuar për rreth 100 mijë emigrant, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve i është drejtuar Kuvendit të Shqipërisë dhe Ministrisë së Financave për fond shtesë për votën e Diasporës dhe mbulimin e postës, sikurse edhe për shtim të stafit me punonjës në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit.
Shuma totale për postën që duhet për votën e diasporës shkon në 12,5 mln euro. Nga të cilat 5 mln euro ka qenë fondi aktual dhe dhe 7,5 mln euro kërkohet që të shtohen.
KQZ kërkoi gjithashtu edhe 80 punonjës shtesë për Diasporën, pasi ritmi i aplikimeve deri më datë 4 mars pritet që ta kalojë shifrën e 320 mijë kërkesave për regjistrim.
LEXONI GJITHASHTU:
Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje