Publikohen modelet e fletës së votimit për zgjedhjet e 11 majit
Euronews Albania ka siguruar modelet e fletëve të votimit për zgjedhjet parlamentare që na presin në datë 11 maj.
Ndryshe nga zgjedhjet e mëparshme, këtë herë emrat e kandidatëve do të shënohen në fletën e votimit. Në zgjedhjet e kaluara, për shkak të listës 100% të mbyllur, emrat e kandidatëve mungonin, por ishin vetëm numrat e tyre.
Modeli i prezantuar është paraprak, pasi fleta përfundimtare do të miratohet pas përfundimit të regjistrimit të partive politike që do të garojnë në zgjedhjet e 11 majit dhe kur të jenë plotësuar listat e kandidatëve për deputetë.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u ka dërguar modelet e fletës së votimit për konsultim partive politike. Deri tani nuk ka pasur ndonjë reagim ose kundështi nga partitë politike.
Modelet e mëposhtme të publikuara janë për 3 qarqe, Tiranë, Fier dhe Gjirokastër.




Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania