Interi jashtë planeve për Asllanin, Fiorentina tërhiqet nga gara
Kristjan Asllani duket se po përballet me një situatë të vështirë te Interi, me mesfushorin e Kombëtares shqiptare që është gjithnjë e më shumë jashtë planeve të klubit zikaltër. Kjo është konfirmuar edhe nga vetë drejtuesit e kampionëve të Italisë, të cilët deri më tani nuk kanë ndërmarrë asnjë hap konkret për të ndihmuar 22-vjeçarin që të gjejë një sistemim të ri.
Pas refuzimit të ofertës nga Real Betis për shkak se dëshiron të qëndrojë në Serie A Asllani ishte lidhur me dy klube që shpresonin ta afronin në merkato, Fiorentina dhe Bologna. Të dyja skuadrat janë në kërkim të përforcimeve në mesfushë dhe e shihnin mesfushorin shqiptar si një alternativë cilësore për sezonin e ri.
Megjithatë, sipas raportimeve nga mediat italiane, Fiorentina është tërhequr nga interesimi për shkak të kërkesave të larta financiare të Interit. Zikaltrit kërkojnë një shumë prej 18 deri në 20 milionë euro për kartonin e Asllanit një shifër që konsiderohet e papërballueshme në tregun aktual italian.
Tërheqja e klubit nga Firence e bën edhe më të kufizuar numrin e opsioneve për të ardhmen e Asllanit, ndërsa mbetet për t’u parë nëse Bologna do të bëjë lëvizjen e radhës për të siguruar shërbimet e tij.
Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026
Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian
“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla
- 22:24 Berisha për deklaratat e ministres serbe: Ndjesa e një monstre, përsëris kërkesën për shpalljen e saj ‘non grata’
- 22:16 Dedaj: Spiropali do ministri, po bën presion për të kapur post në PS
- 21:55 Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
- 21:45 “PD të reflektojë”, Nurellari: Ka humbur zgjedhjet e s’bën mbledhje për Këshillin Kombëtar
- 21:28 Kuçana sqaron rezolutën që i nisi Berishës: Ne duhet të reagojmë si parti
- 21:08 Kanosën gazetarin në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, procedohen penalisht dy persona