Interi pret Fiorentinën në “Meazza”, gara për kreun e Seria A ndizet edhe më shumë
Nga dita në ditë, kampionati italian bëhet edhe më interesant, ku diferencat mes ekipeve të kreut janë të vogla.
Napoli, Milan, Roma dhe Inter po luftojnë për vendin e parë, por gara është ende e gjatë, pasi aktualisht jemi vetëm në javën e nëntë të Serisë A.
Këtë të mërkurë luhen duele interesante, sidomos ai në “Meazza”, ku Interi vendës pret Fiorentinën.
Po ashtu, mbetet për t’u parë se si do të reagojë Juventusi pas largimit të Tudor, ndërsa ndeshja e parë pa kroatin është përballë Udineses në shtëpi. Vendi i dytë, që është edhe skuadra me mbrojtjen më të mirë të ligës, sfidohet nga Parma, që këtë sezon e ka nisur jo mirë kampionatin.
Zikaltrit e Christian Chivut dëshirojnë të afrohen edhe më tepër me Napolin që udhëheq garën, teksa diferenca është 6 pikë.
Në anën tjetër, Fiorentina po kalon një krizë të vërtetë rezultatesh dhe deri më tani, në 8 javë ka vetëm 4 pikë dhe qëndron në zonën e ftohtë.
Como, që mund të konsiderohet surpriza më e bukur e kampionatit italian, po afrohet akoma më tepër me zonën “Champions”, që do të ishte historike, dhe pasditen e së martës luan ndaj Veronës.
LEXONI GJITHASHTU:
Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor
Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit
Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 18:51 Korreshi flet për gazetarët për garën përballë Nokës si Sekretari i Përgjithshëm: Vendimin e mora sot
- 18:29 Gjermania rrit ndjeshëm taksën mbi duhanin, një paketë pritet të shkojë 12 euro
- 18:07 Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan në të ardhmen
- 18:03 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 17:52 Debate të ashpra mes Fatmir Xhafajt dhe Endri Shabanit: Ndrysho gjuhën
- 17:37 Raporti: Punëtorët e huaj që largohen nga Greqia përkeqësojnë krizën e tregut të punës