Interi tenton shkëputjen, Napoli ndalet nga Venecia në transfertë
Interi ka marrë fitoren e radhës në kampionatin italian, ndërsa e sheh veten 3 pikë para Napolit. Këta të fundit hodhën një hap fals, duke barazuar pa gola me Venecian.
Titulli duket se këtë sezon do të jetë i Interit, megjithatë është ende herët për të folur për klubin zikaltër, i cili mori një tjetër fitore të dielën. Skuadra e Simone Inzaghit përfitoi nga ndalesa e napolitanëve, madje duke fituar ndaj një kundërshtari vërtet të vështirë. Në Bergamo, vendësit nuk ishin në formën e tyre më të mirë, por nëse janë apo jo, Interi di se si të fitojë ndaj çdo ekipi italian. Një pjesë e parë pa gola, por me raste shënimi, e në të dytën Augusto solli avantazhin për ekipin nga Milano.
Tre minuta para fundit ishte Lautaro që dyfishoi, por Atalanta më herët ishte ndëshkuar me karton të kuq. Në limite, edhe Bastoni kishte të njëjtin fat si Ederson, duke lënë ekipin me 10 lojtarë, por nuk kishte më kohë.
Në mesditë, Napoli dështoi të fitojë ndaj Venecias edhe pse luajti shumë më mirë se kundërshtari, por në fund shifrat ishin të bardha 0-0. Juventus nuk di se si fitohet, humbja e dytë radhazi përkeqëson edhe më tej pozitat e skuadrës, por çuditërisht jo ato të Thiago Mottas, i cili vijon të jetë trajner. Fiorentina e ndëshkoi ekipin bardhezi 3-0, duke u afruar edhe më tepër me zonën europiane.
Të dielën, edhe Roma dhe Bologna morën 3 pikë të rëndësishme.
LEXONI GJITHASHTU:
Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
- 22:33 Banka Qendrore Evropiane prezanton modelet e reja të kartëmonedhave euro, qytetarët ftohen të votojnë
- 22:26 Raporti i Oxfam: Gaza ka nevojë për mbi 71 miliardë dollarë për t’u rindërtuar në 10 vite
- 22:23 Deputeti i PD-së: Ja pse Rama nuk e çoi deri në fund reformën territoriale, Parlamenti është jonormal
- 22:08 Dashamir Shehi: Mbështes protestuesit, ata janë rinia evropiane e Shqipërisë
- 21:52 Mes thirrjeve “Rama, jepe dorëheqjen”, kryeministri publikon videon duke përgatitur fjalimin: Kënga ime e preferuar
- 21:41 “Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia