Interpelanca për amnistinë, Alibeaj: 110 deputetë nxorën të korruptuarit nga burgu
Alibeaj tha se arsyeja e vërtetë e miratimit të amnistisë natën, ishte vetëm për arsye politike.
“Mediat kanë raportuar sipas informacionit të marrë nga SPAK, mbi 100 të dënuar për korrupsion u amnistuan. Një ligj i gatuar në errësirën e natës, në shkelje të procedurës parlamentare, me shpejtësi, pjellë e një pazari transversal të pamoralshëm politik, nxori nga burgu apo uli dënimin e mbi 100 të dënuarve për korrupsion (e me gjasë të tjerë do vijojnë të përfitojnë ditët në vazhdim).
Mbi 110 deputetë u bënë bashkë për të nxjerrë të korruptuarit nga burgu.
Ajo që publiku është i interesuar të dijë është se përzë janë liruar të dënuarit nga GJKKO. Cilët ishin propozuesit. A u konsultuan ndryshimet me institucionet e drejtësisë? Akoma nuk keni publikuar listën e përfituesve.
Sa ishte numri i përfituesve nga të dënuarit e GJKKO. S’dua ta bëj një lloj të neveritshëm shifrat, por arsyet e vërteta të miratimit të amendamenteve natën janë politikë. Dihet mirë se cilat janë mesazhet që nëpërmjet kësaj amnistie ju dërguan publikut shqiptar.’- tha Alibeaj.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë