Intervistë me këngëtarin fitues në Eurovizion: Vitin tjetër, në Ukrainën e lirë
Kalush Orchestra, grupi ukrainas që fitoi Eurovision-in e këtij viti, ka shitur trofeun për 838 mijë euro për të mbledhur para për luftën në Ukrainë.
Në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Sot” në Euronews Albania, kënëtari i grupit, Oleh Psiuk, tha se e kanë shitur trofeun në atë shumë, dhe paratë do të shkojnë për nevojat e forcave ushtarake ukrainase.
Aktualisht banda është në tur ndërkombëtar në Europë, ku vijojnë të mbledhin fonde për ushtrinë ukrainase.
“Jemi të lumtur që kemi mundësi për të prezantuar Ukrainën dhe për të ngritur shpirtin e ukrainasve”, u shpreh ai, ndërsa falënderoi të gjithë votuesit.
Psiuk tha se komunikon çdo ditë me personat që ndodhen ende në Ukrainë, të cilët thonë se raketat ruse vijojnë të fluturojnë mbi qiellin e Ukrainës.
Këngëtari thotë se e ka të sigurt se Eurovizioni i ardhshëm do të zhvillohet “në Ukrainën e rindërtuar, të lirë e të lumtur”.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë