Invalidët në ditën e 3-të të grevës, kërkojnë rikthimin e paketës së ndihmës

26 Dhjetor 2022 | 14:59

Invalidët në Elbasan kanë hyrë në ditën e 3-të të grevës së urisë.

Kur kanë kaluar afro 72 orë nga nisja e kësaj greve, tashmë kanë filluar të shfaqen problemet e para. Grevistët tregojnë se ka munguar interesimi i institucioneve shtetërore.

“Normalisht vazhdon duke u përkeqësuar se i thonë 3 dite ujë me sheqer. Asnjë lloj kontakti s’kemi pasur deri tani. Pavarësisht se kanë qenë edhe festat, por prapë këta persona rrinë këtu në greve urie kurse ato festojnë festat nëpër lokale luksoze. Kjo nuk është e drejtë për ne”, u shpreh një grevist.

“Gjendja jonë dhe e djalit tonë është shume e rënduar, të rrish 3 ditë këtu vetëm me ujë e sheqer në këtë të ftohtë, djali im ka të gjitha problemet”, u shpreh një zonjë.

“Sot është dita e tretë, kushtet deri tani nuk janë fort të mira se ndjej marrje mendsh se përdor vetëm ujë dhe ilaçet qe kam. Sot nuk ndjehem fort mire. Asnjë nuk është paraqitur këtu asnjë lloj komunikimi”, tha një tjetër grevist.

Grevistet tregojnë edhe përjetimin e tyre të festës së Krishtlindjes larg familjes.

“Krishtlindjet për neve ishin me të zezat në 40 vjet që kam parë, me të zezat, qe të mos kesh asnjë gjë në shtëpi, qe ta gdhish këtu me fëmijën e sëmurë, i paralizuar që nuk lëviz për veten e vetë, çfarë krishtlindjesh ishin këto?”, u shpreh një grevist.

Për rreth 3000 invalidë në të gjithë vendin që prej muajit nëntor është hequr paketa e ndihmës higjeno-sanitare prej 16 mije lekësh, çka ia vështirëson jetën kësaj kategorie. Grevistet theksojnë se do të vazhdojnë grevën deri në gjetjen e zgjidhjes.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026