Investimet e huaja direkte në Shqipëri arrijnë 1,64 miliardë euro më 2025
Investimet e huaja direkte në Shqipëri vazhduan të rriten për të pesti vit radhazi, duke arritur një nivel historik prej 1,64 miliardë eurosh në 2025-ën.
Sipas raportit të publikuar nga Banka e Shqipërisë, investimet e huaja direkte shënuan rritje prej 3,5%, krahasuar me vitin 2024.
Banka e Shqipërisë nënvizon se rritjen vjetore e kanë mbështetur kryesisht investimet e reja.
Këto të fundit arritën vlerën e 798 milionë eurove, në rritje me 13,5% në krahasim me një vit më parë, ndërsa fitimet e riinvestuara u vlerësuan 837 milionë euro.
Të dhënat tregojnë se fitimet e riinvestuara mbeten pjesa më e madhe e strukturës së investimeve të huaja, duke përbërë mbi 51% të totalit vjetor.
Vetëm gjatë tremujorit të katërt të vitit 2025 flukset hyrëse të investimeve u vlerësuan 427 milionë euro.
Sipas Bankës së Shqipërisë, gjatë kësaj periudhe, investimet e huaja ishin kryesisht të përqendruara në pasuri të paluajtshme, që përbënin 37% të totalit, ndërsa sektorët e ndërmjetësimit financiar, energjetikës dhe hidrokarbureve kontribuan me 17%, 9% dhe 6% respektivisht, ndërsa komunikacioni përbënte 5% të flukseve hyrëse.
Sondazhi zbulon nga vijnë turistët e huaj në Shqipëri, cili shtet kryeson listën
As Saranda, as Ksamili! Zbulohet vendi më i vizituar nga turistët në Shqipëri
Rriten me 32% të ardhurat nga qiradhënia e pronave të sekuestruara, 132 milionë lekë në 6 muaj
- 16:43 Partia Fidesz e Orban: Prokuroria bastisi serverët dhe bazat tona të të dhënave
- 16:42 SPAK mbyll hetimet për fraksionin tjetër të dosjes “Metamorfoza”, çon për gjykim 9 persona
- 16:35 Rama takim me banorët e Thethit, flet për shembjet: U keqinterpretua fjala ime për legalizimet
- 16:34 Inteligjenca amerikane: Sulmet ndaj Iranit nuk pritet të ndryshojnë qëndrimin e Teheranit
- 16:20 Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për oligarkët, por për të vënë në lëvizje ekonominë e trashëgimtarëve të pronave
- 16:13 BE reagon me shqetësim për largimin e prokurorëve serbë nga sistemi i drejtësisë në Kosovë