Investimi në Sazan/ Berisha: Nuk e kundërshtojmë nëse respektohen ligjet e vendit
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi një bashkëbisedim me ndjekësit në rrjetet sociale këtë të enjte, ku iu përgjigj disa pyetjeve nga ndjekësit e tij. Gjatë bisedës, kryedemokrati u pyet dhe mbi vendimin e qeverisë shqiptare për t’i dhënë statusin e investitorit strategjik kompanisë së lidhur me Jared Kushner, dhëndrit të presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump.
Berisha theksoi se ky vendim po përdoret nga kryeministri Edi Rama për të fituar influencë politike. Megjithatë, ai u tregua i kujdeshëm duke nënvizuar se Partia Demokratike nuk kundërshton ofertat ekonomike që janë në përputhje me ligjet dhe rregullat e vendit.
“Prej të paktën që nga viti 2001, Sazani iu është ofruar biznesmenëve të huaj në mënyrë periodike. Kjo është oferta e radhës, të cilën pa diskutim Edi Rama e bëri për të blerë influenca politike. Por, një ofertë që plotëson rregullat ligjore, ne kemi deklaruar se nuk kundërshtojmë ofertat që bazohen në respektimin e ligjeve dhe rregullave të vendit. Pavarësisht, theksoj dhe njëherë, se Edi Rama e ka përdorur atë për qëllime politike, por kjo është në tagrin e shqiptarëve të bëjnë vlerësimin e tyre për këtë përdorim,” tha Berisha.
LEXONI GJITHASHTU:
- Berisha: Primaret shpallen së shpejti, të hapura dhe për shqiptarët e diasporës
- “Hajde dalim në shesh të burrave”, Berisha fton Ramën në një debat mes njëri-tjetrit
Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit