Berisha: Primaret shpallen së shpejti, të hapura dhe për shqiptarët e diasporës

16 Janar 2025 | 12:36

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi një bashkëbisedim me ndjekësit në rrjetet sociale këtë të enjte, ku iu përgjigj disa pyetjeve të bëra nga ndjekësit e tij. Gjatë bisedës, kryedemokrati u ndal edhe te lista e kandidatëve për deputetë nga radhët e Partisë Demokratike për zgjedhjet e 11 majit.

Berisha theksoi se procesi i primareve do të hapet shumë shpejt dhe ftoi të gjithë shqiptarët, si brenda vendit ashtu edhe në diasporë, që të marrin pjesë në këtë proces. Ai siguroi shqiptarët jashtë vendit se PD do të bëjë gjithçka që vota e tyre të jetë e sigurtë.

“Primaret do të shpallen së shpejti, janë të hapura për shqiptarët kudo që banojnë, në Shqipëri, diasporë dhe kudo që ndodhen. Ne po bëjmë gjithçka për një proces transparent të votës së diasporës. Do të ketë një postë të paanshme dhe prestigjioze ndërkombëtare që do të transportojë këto vota, ndërkohë që do të ketë mekanizma kontrolli të dyanshëm gjatë numërimit të votave. Unë ftoj çdo qytetar jashtë vendit që të ushtrojë të drejtën e votës dhe të ndihet krenar, sepse me votën e tyre do të kenë mundësinë të firmosin rotacionin dhe ndryshimin. Primaret do të jenë të hapura për shqiptarët brenda dhe jashtë vendit,” tha Berisha.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, Balla nga Kuvendi: E papërgjegjshme dhe indinjuese

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, gjatë fjalës së tij në Kuvend u shpreh se deklarata  e ministres serbe Snezhana Paunoviç e...
10:37 | 16/07/2026

Marrëveshja për Shqipërinë e re, Spiropali dorëzon mocion me debat në asamblenë e PS

Elisa Spiropali ka njoftuar se ka dorëzuar zyrtarisht në Asamblenë e Përgjithshme të Partisë Socialiste mocionin për hapjen e një debati mbi “Marrëveshjen për Shqipërinë...
10:33 | 16/07/2026

Iu gjetën 4 armë zjarri dhe municione në banesë, vihet në pranga 21-vjeçari në Shkodër

Një 21-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Shkodrës këtë të enjte, pasi në shtëpinë e tij, në fshatin Trush, iu gjetën 4 armë...
09:02 | 16/07/2026