Berisha: Do ulim në 70 lekë çmimin e energjisë, bizneset do zbresin në 60 lekë!

13 Janar 2025 | 17:00

Dy daljet e kësaj të hënë nga selia e Partisë Demokratike, Sali Berisha ia dedikoi kryesisht votës së diasporës dhe punën që do duhet të bëjnë strukturat e PD për maksimizimin e kësaj vote që pritet të implementohet për herë të parë në zgjedhjet e 11 majit.

Gjatë mbledhjes së kryesisë së PD, kryedemokrati theksoi rëndësinë e shtimit të kontakteve nga të gjithë drejtuesit e PD, përtej Jozefina Topalli si drejtuese politike e diasporës, pasi sipas tij ka një potencial të madh për opozitën në këtë votë.

“Çdo drejtues, deputet, anëtar i Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar, duhet të shfrytëzojë çdo lidhje dhe potencial për takime në emigracion dhe diasporë”, tha Berisha.

Më tej gjatë fjalës së tij, Berisha foli për disa nga premtimet elektorale, duke u ndalur këtë herë në fushën energjetike.

“Do rikthej jo 77 po 70 lekë, 300 kilovatët e parë. 100 lekë jo 115, fashën e dytë. Kurse bizneset do zbresin përsëri në 60 lekë”, u shpreh kreu i PD, Sali Berisha.

Gjatë kësaj dalje, Berisha iu përgjigj edhe deklarimeve që bëri kryeministri Rama në lidhje me çështjen “Xibraka”, për të cilën tha se pavarësisht se kreu i qeverisë, po përpiqet, nuk do mundet dot që ta fshehë këtë skandal kriminal.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spiropali publikon mocionin e dorëzuar në Asamble, kërkon reformimin e PS-së dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor

Deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, ka bërë publik mocionin e dorëzuar në Asamblenë e Përgjithshme të PS-së, përmes të cilit propozon hapjen e një...
11:39 | 16/07/2026

Po trafikonte 4 pistoleta drejt Sarandës, arrestohet 31-vjeçari në tunelin e Skërficës (VIDEO)

Një rast i trafikimit të armëve është goditur nga Policia e Shtetit në Sarandë, në kuadër të operacionit të koduar “Mekanizmi”. Si rezultat i operacionit...
10:55 | 16/07/2026

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, Balla nga Kuvendi: E papërgjegjshme dhe indinjuese

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, gjatë një debati me deputetin Redi Muçi, i cili e pyeti pse nuk kishte mbajtur një...
10:37 | 16/07/2026