“Hajde dalim në shesh të burrave”, Berisha fton Ramën në një debat mes njëri-tjetrit

12 Janar 2025 | 17:35

Gjatë një takimi me demokratët e Lezhës, kryedemokrati, Sali Berisha ka ftuar kryeministrin Rama në një debat përballë njëri tjetrit për të diskutuar mbi punët që janë bërë dhe programet e secilës palë.

Sipas Berishës, Rama I druhet një përballje dhe një ballafaqimi me realitetin e punëve që nuk ka bërë gjatë 12 viteve të qeverisjes socialiste.

“Sa rrin e flet me veten në makinë, hajde më mirë të dalim në shesh të burrave dhe ti themi njëri-tjetrit gjërat, se rregulli këtë ka. Hajde ulemi dhe shpjegoi pensionistëve pse pensioni në Mal të Zi, që në vitin 2013 ishte më i ulët se në Shqipëri dhe sot është 450 euro. Si shkoi? Çfarë ka Mali i Zi? As 1\20 e pasurive tona nuk i ka”, tha kreu i PD, Sali Berisha.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spiropali publikon mocionin e dorëzuar në Asamble, kërkon reformimin e PS-së dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor

Deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, ka bërë publik mocionin e dorëzuar në Asamblenë e Përgjithshme të PS-së, përmes të cilit propozon hapjen e një...
11:39 | 16/07/2026

Po trafikonte 4 pistoleta drejt Sarandës, arrestohet 31-vjeçari në tunelin e Skërficës (VIDEO)

Një rast i trafikimit të armëve është goditur nga Policia e Shtetit në Sarandë, në kuadër të operacionit të koduar “Mekanizmi”. Si rezultat i operacionit...
10:55 | 16/07/2026

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, Balla nga Kuvendi: E papërgjegjshme dhe indinjuese

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, gjatë një debati me deputetin Redi Muçi, i cili e pyeti pse nuk kishte mbajtur një...
10:37 | 16/07/2026