Inxhinieri italian që braktisi Kaliforninë për të jetuar si fermer në Vlorë
30-vjeçari Brandon Russomanno, inxhinier teknologjie nga Kalifornia, prej gjashtë muajsh jeton në Vlorë.
Mbasi dëgjoi në Itali nga miqtë e tij për një vend të vogël plot diell matanë detit, Vlora u bë qyteti ku ka vendosur të jetojë.
Dashuria për tokën e çoi në Beshisht, një fshat pak km larg Vlorës ku tashmë Brandon ka marrë disa toka me qira dhe po projekton të blejë disa të tjera.
“Jam nga Kalifornia, SHBA. Për Shqipërinë e mësova kur isha në Itali, më treguan miqtë e mi. Jam këtu prej 8 muajsh. Është një vend i shumë bukur dhe shoh goxha mundësi. Është si klima e Kalifornisë, me verë të nxehtë dhe plot ullinj”, thotë ai.
Ndërsa flet për lehtësirat fiskale që ka një i huaj në Shqipëri, Brandon tregon edhe për fenomenin e largimit të të rinjve nga Shqipëria të cilët sipas tij duhet të punojnë dhe investojnë në vendin e tyre.
“Fillimisht erdha si vizitor, por pashë shumë hapësira dhe mundësi për të investuar, kështu që mendova pse të mos prodhoj? Kur erdha këtu pyeta miqtë e mi, kush ka tokë për të shitur, ku ka ushqim të mirë dhe ata më prezantuan me Spiron. Do të tentoj të prodhojmë ushqime bio si misri, shalqi, domate dhe t’i eksportojmë”, tregon Brandon.
Për Spiro Balliun, fermerin nga Beshishti bashkëpunimi me një të huaj është një rast shumë i mirë, sidomos në kohët e vështira që po jetojnë fermerët shqiptarë me çmimet e larta dhe braktisjen nga shteti.
Por Brandon nuk është i vetmi i huaj që tashmë ka investuar në Beshisht. Ana nga Australia dhe holandezi Tako, janë dy miq të tij që tashmë kanë tokën e tyre në Beshisht. E kanë filluar me mbjelljen e perimeve nga dëshira për të konsumuar ushqime bio, por në sirtar kanë edhe projektet e biznesit.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 20:23 Kryeministri irakian urdhëron hetim lidhur me akuzat e Arabisë Saudite për sulm me dronë
- 20:13 Maldini dhe Leonardo japin dorëheqjen nga rolet e tyre në Federatën Italiane të Futbollit
- 19:59 Pashinyan bisedë telefonike me Putin, kërkon zgjidhje lidhur me kufizimet ruse mbi eksportet armene
- 19:38 Mori një kopje të marrëveshjes së huasë me SHBA-në, Rama i reagon Shehajt: Dëshmoi se vesi del me shpirtin
- 19:21 Trump për kundërshtimin e Netanyahut ndaj shitjeve të avionëve F-35: Askush nuk më tregon se çfarë duhet të shesim
- 19:02 Gjykata e Lartë e Brazilit rrëzon kërkesën për lirimin e Ervin Matës, vijon arresti gjatë procesit të ekstradimit