Inxhinieri: Pallati që u dogj i ndërtuar me materiale jashtë standardeve
Gezim Beqaj, inxhinier ndërtimi tha në një intervistë për Euronews Albania se cilësia e materialeve që janë përdorur në ndërtimin e pallatit te “21 Dhjetori” i cili u përfshi nga flakët, janë jashtë standardeve.
Ai tregoi se materialet termoizoluese, si në rastin konkret polisteroli me të cilin ishte veshur fasada e pallatit në fjalë, duhet të jenë cilësore që të mos e mundësojnë përhapjen e flakëve në rast të një zjarri, por të vetëfiken.
“Cilësia e materialeve që përdoren në ndërtim, një nga kriteret që duhet të plotësojnë materialet për termoizolim duhet të përzgjidhen që të mos mundësojnë përhapen e zjarrit, pra zjarri të jetë i lokalizuar. Ka të bëjë me materiale që janë jashtë standardit. Materialet termike që janë përdorur e kanë përcjellë zjarrin duke u vetëdjegur. Nëse ka një shkëndijë elektrike duhet që materiali të vetëfiket. Mbase aty nuk është përzgjedhur materiali i duhur. Tek ne nuk bëhen kontrollet për standardet në ndërtim”, tha inxhinieri.
LEXONI GJITHASHTU:
- Totalisht i shkrumbuar, pamje nga kati i dhjetë i pallatit te “21 Dhjetori”
- Flet babai i banorit të pallatit: Këtu jeton nusja dhe fëmijët, djali është emigrant
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 20:57 Ambasadori i OSBE: Një muaj protesta pa incidente të rënda, kjo është demokraci dhe më gëzon
- 20:49 AMP arreston një efektiv në Dibër, dyshohet se nuk kreu veprimet pas largimit të një personi në “arrest shtëpie”
- 20:31 Bllokohet një dërgesë me ndihma për shqiptarët në Luginën e Preshevës, akuzohen autoritetet serbe
- 20:13 ‘Rilindja Urbane 2.0’ Shoqata e të Zgjedhurve Vendorë: Nuk duam fasada, kërkojmë decentralizim real
- 19:48 Protesta në Tiranë hyn në ditën e 41-të, aktivistët dhe qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
- 19:39 Shqipëria dhe Mali i Zi do të mbyllin të martën kapituj të tjerë në bisedimet për anëtarësim në BE