Irani i kërkon Ukrainës që të hetojnë së bashku pretendimet për dronë
Teherani ftoi Kievin të zhvillojë një takim të përbashkët ekspertësh për të hetuar raportet se dronët iranianë morën pjesë në luftën në Ukrainë, tha të enjten zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane Nasser Kanani.
“Shprehjet emocionale dhe akuzat e pabaza nuk ndihmojnë në zgjidhjen e krizës ukrainase. Në vend që të bëjnë ankesa të pabaza kundër Iranit, autoritetet ukrainase duhet t’i përgjigjen propozimit tonë konstruktiv për të mbajtur një takim dypalësh ekspertësh për të shqyrtuar një dokument që pretendon se dronët iranianë janë përdorur në Ukrainë”, shtoi Kanani, raportoi TASS.
Në javët e fundit, Ukraina dhe vendet perëndimore kanë akuzuar Rusinë për përdorimin e dronëve kamikaze iraniane në sulmet ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës, gjë që Moska dhe Teherani e refuzojnë.
LEXONI GJITHASHTU:
- Vuçiç flet për dronët mbi objektet ushtarake: Nuk do lejojmë spiunë
- Ushtria serbe rrëzon një dron komercial, neutralizimi u bë me pajisje elektronike
- Dronë nga Kosova vëzhguan objektet ushtarake, pretendon ministri serb
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 11:57 Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
- 11:53 Ekonomia e Kinës humbet ritmin, Pekini përballet me sfida të reja! Nuk arrin objektivin
- 11:50 Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
- 11:43 Rritet sërish çmimi i naftës pas bllokadës së SHBA-së ndaj Iranit
- 11:39 Akuzohej për djegien e një ndërtese qeveritare gjatë protestave të janarit, Irani ekzekuton një tjetër të dënuar
- 11:38 SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare