English

Irani: Kemi ekzekutuar nëntë anëtarë të grupit Shteti Islamik për sulmin e 2018-ës

KOMENTE

SHPERNDAJE
ARTIKULLIN

Text sizeAa Aa

Irani ka ekzekutuar nëntë anëtarë të të ashtuquajturit grup Shtet Islamik (IS), të cilët u arrestuan pas një përleshjeje vdekjeprurëse në vitin 2018 me Gardën Revolucionare të vendit, raportoi të martën media shtetërore.

- Advertisement -

Sipas agjencisë së lajmeve Mizan, e drejtuar nga gjyqësori, dënimet me vdekje ishin mbështetur nga Gjykata Supreme e Iranit dhe ishin ekzekutuar me varje.

Burrat thuhet se u arrestuan pas përleshjeve në Iranin perëndimor, në të cilat u vranë tre anëtarë të Gardës Revolucionare paraushtarake dhe disa luftëtarë të ISIS-it. 

Autoritetet iraniane thanë se kishin gjetur një sasi të konsiderueshme armësh nga strehimi i militantëve, duke përfshirë një mitraloz dhe 50 granata.

LEXONI GJITHASHTU:

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Etiketimet

TË FUNDIT

Sondazh

Vetëvendosje del forcë e parë në Kosovë, por nuk siguron shumicën! A mendoni se Kurti do ta formojë dot qeverinë e re?