Irlanda, shteti i parë në Europë që vendos etiketa për alkoolin, njësoj si te duhani

23 Shtator 2023 | 19:46

Irlanda do të bëhet vendi i parë në botë që do të etiketojë pijet alkoolike për të paralajmëruar për rreziqet shëndetësore që lidhen me konsumimin e tyre. Ligji do të prezantohet në vitin 2026 dhe në të gjithë Bashkimin Europian po kërkohet një veprim i ngjashëm.

“Ne besojmë se të gjithë konsumatorët duhet të dinë faktet rreth alkoolit, duke përfshirë detaje rreth rreziqeve… Ne gjithashtu do të dëshironim që Komisioni Evropian të rishikonte legjislacionin sa më shpejt të jetë e mundur. Dhe Mjekët Evropianë mbështesin qeveritë të ndërmarrin iniciativa të tilla si rasti irlandez”, deklaroi Ray Ëalley zëvendëskryetar i Komitetit të Përhershëm të Mjekëve Evropianë.

Në Irlandë, do të jetë e detyrueshme që paketimi i pijeve alkoolike të shfaqë informacione paralajmëruese për përmbajtjen e kalorive, sasinë e alkoolit, rreziqet e kancerit dhe sëmundjeve të mëlçisë, si dhe rreziqet e pirjes gjatë shtatzënisë. Etiketa do të duhet t’i drejtojë konsumatorët në faqen e Shërbimit Shëndetësor Irlandez për më shumë informacion mbi konsumimin e alkoolit.

Komisioni Evropian pranoi planin, por ai ka shkaktuar shqetësim në mesin e prodhuesve të alkoolit në të gjithë kontinentin.

“Ne nuk besojmë se legjislacioni irlandez është një zgjidhje e dobishme për t’u harmonizuar në një shkallë evropiane.(…) Ajo që duhet të dallojmë shumë qartë është se termi Evropë në këto diskutime i referohet rajoneve evropiane të OBSH-së, që shtrihet nga Lisbona në Rusi, përfshin Turqinë dhe shumë nga republikat e Azisë Qendrore”, deklaroi Adam Ulrich, CEO i Spirits Europe.

Pothuajse 1përqind e prodhimit të brendshëm bruto në Bashkimin Europian shpenzohet për pije alkoolike. Në vitin 2021, familjet europiane shpenzuan 128 miliardë euro për “pije alkoolike”, me Letoninë, Estoninë dhe Poloninë që kryesojnë listën.

Dr. Carina Ferreira-Borges, Këshilltare Rajonale për Alkoolin, Drogat e Paligjshme dhe Shëndetin e Burgjeve, nga Zyra Rajonale e OBSH-së për Evropë përgëzoi nismën.

“OBSH mbledh të dhëna nga të gjitha vendet që tregojnë 1 milion vdekje në 53 vende në rajonin evropian (…) Pra, çmimi, disponueshmëria dhe kufizimi i marketingut – kanë ndikim. Janë me kosto efektive dhe kanë një ndikim të madh në uljen e vdekshmërisë dhe jetëgjatësisë, të cilat lidhen edhe me konsumimin e alkoolit”, tha ajo.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Telefonata Merz–Burnham, në fokus Traktati i Kensingtonit dhe mbështetja për Ukrainën

Kancelari gjerman Friedrich Merz dhe kryeministri i ri laburist i Britanisë, Andy Burnham, ranë dakord gjatë një bisede telefonike të hënën të vijojnë bashkëpunimin e...
15:41 | 21/07/2026

Rritja e numrit të të rinjve të plagosur, Irlanda masa të ashpra kundër skuterëve elektrikë

Irlanda do ta rrisë moshën minimale për përdorimin e skuterëve elektrikë nga 16 në 18 vjeç dhe do të kërkojë që ngasësit të kenë leje...
13:38 | 21/07/2026

Trump do të vendosë këtë javë tarifa të reja për dhjetëra vende

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump është gati të vendosë tarifa të reja për dhjetëra vende që këtë javë, raportoi të martën Financial Times, ndërsa tarifa...
12:41 | 21/07/2026