Isak rikthehet në stërvitje me Real Socedadin, Liverpool vijon tratativat

31 Korrik 2025 | 13:15

Liverpool vijon tratativat me Newcastle për Alexander Isak, ndërsa vetë suedezi është rikthyer në stërvitje, por me asnjërën nga këto dy skuadra. 25-vjeçari pasi i tha po kampionëve të Anglisë, vijoi aktivitetin e tij të zakonshëm dhe përgatitjet në prag të sezonit të ri futbollistik. Mediat britanike bëjnë me dije se Isak është kthyer në Spanjë, konkretisht te ish-ekipi ku luajti për 3 vite, Real Sociedad, aty ku po zhvillon stërvitje të diferencuar.

Burime pranë futbollistit konfirmojnë se ai nuk dëshiron të kthehet me te qymyrxhinjtë, fakt të cilin ua ka bërë të ditur edhe atyre vetë, megjithëse trajneri Eddie Hoëe ka një ide tjetër. “Ai është ende lojtari ynë. Ai ka kontratë me ne. Do të doja shumë të besoja se të gjitha mundësitë janë ende në dispozicion për ne. Dëshira ime është që ai të qëndrojë, por kjo nuk është në dorën time. Nuk kemi marrë një ofertë zyrtare për Alexin, nga asnjë klub. Dëshira ime është që ai të qëndrojë dhe ta shohim të luajë përsëri vitin tjetër”, deklaroi tekniku i Newcastle.

Alexander Isak ka arritur akordin personal me Liverpool për të luajtur në Anfield sezonin e ardhshëm, por mes dy skuadrave ende nuk ka asgjë konkrete.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Raiffeisen Bank Shqipëri vlerësohet me tre çmime nga Euromoney Awards for Excellence 2026

Raiffeisen Bank Shqipëri është vlerësuar me tre nga çmimet më prestigjioze ndërkombëtare të industrisë bankare në kuadër të Euromoney Awards for Excellence 2026, duke u...
14:09 | 17/07/2026

Rama: Nëse do të ishim lavatriçe parash të pista, nuk do të mbyllnim kapituj me Bashkimin Europian

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të premte një takim me aktorë të sipërmarrjes dhe sistemit bankar në vend, për të promovuar dhe diskutuar ecurinë e...
14:04 | 17/07/2026

“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Programi më ambicioz i qeverisë për bizneset e vogla

Kryeministri Edi Rama foli këtë të premte në prezantimin e programit “Dyfisho sipërmarrjen tënde”, të cilin e cilësoi si programin më ambicioz të mbështetjes së...
13:02 | 17/07/2026