Ish-ambasadori i SHBA për Berishën “non grata”: Sinjal për goditjen e korrupsionit

1 Tetor 2021 | 19:02

Ambasadori i parë amerikan, që erdhi në Tiranë pas rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-SHBA, William Ryerson komentoi shpalljen “non grata” të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Ai thotë se me këtë vendim SHBA treguan se janë të vendosura të godasin fenomenin e korrupsionit, pavarësisht se kush është i përfshirë në afera të tilla.

“Dikush më pyeti kohët e fundit se përse e bëri Sekretari Blinken këtë, përse jo një njoftim nga një prej zëdhënësve. Për mua ky është një sinjal kundër korrupsionit, jo vetëm për Shqipërinë, por se Uashingtoni do ta godasë korrupsionin sa herë ta shohë, pavarësisht se për kë bëhet fjalë. Ajo që ka rëndësi është çfarë bën tani ky, apo ai person, ky, apo ai entitet.Ndoshta para 25-30 vitesh nuk ishin përfshirë në korrupsion, por janë përfshirë më pas dhe prandaj tani po merr vëmendje kaq të lartë”, tha ai në intervistë për Zërin e Amerikës.

Ai theksoi se gjatë tri dekadave në Shqipëri ka patur zhvillime inkurajuese, por edhe zhgënjime.

“Ato që kanë ndodhur në Shqipëri janë inkurajuese, por edhe shumë zhgënjyese”, shtoi ai, duke përkujtuar 30-vjetorin e rihapjes së ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri.

Lexoni gjithashtu: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Si i komentoni protestat në Shqipëri?”, përgjigjet komisionerja Marta Kos

Komisionerja Marta Kos ka folur gjatë deklaratës për mediat në konferencën e 9-të ndërqeveritare të Shqipërisë në Bruksel. Kos është pyetur nga gazetarët për qëndrimin...
20:23 | 14/07/2026

“Të vazhdohet progresi kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, Marta Kos: Reformat duhet të thellohen

Komisionerja Evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, e ka cilësuar si një arritje të mirë mbylljen e tre kapitujve të parë të negociatave me Shqipërinë. Gjatë...
20:06 | 14/07/2026

Spiropali dënon deklaratën e ministres serbe: Barbarizëm verbal që turpëron Serbinë

Ish-ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së ministres së Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale të Serbisë, Snežana...
17:44 | 14/07/2026