Bardh Spahia përgënjeshtron Ramën për maskat: Kur kalon data e skadencës, ato e humbin efektin

10 Mars 2020 | 18:19

ilIsh-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia në një intervistë për Euronews Albania, foli për hedhjen në përdorim të mbi 1 milion maska të skaduara, shqetësim i denoncuar më herët ngë PD duke u nisur siç tha nga denoncimet e vetë mjekëve. 

“Ishin pikërisht denoncimet e mjekëve dhe personelit që na nxitën të shkonim në terren dhe të bënim verifikimet e duhura, të cilat për fat të keq konstatuam se ato maska ishin të skaduara që në 2011. Kjo është e rrezikshme si personelin që ndodhen në vijë të parë të përballjes me këtë virus problematik për globin, i cili kërkon masa efektive dhe të mirëmenduara, midis të cilave hyn edhe pjesa logjistike dhe mbrojtja, kryesisht e personelit mjekësor”, tha sekretari i përgjithshëm i PD.

Z. Spahia përgënjeshtroi kryeministrin i cili në një deklaratë pak orë më parë tha se maskat në fjalë janë efikase dhe nuk ka asnjë problem nëse ato janë jashtë datës së skadencës.

“Nuk është aspak e vërtetë që këto mund të përdoren, përndryshe nuk do kishte nevojë për datë skadence. Kur kalon data e skadencës, ato e humbin efektin. Ne nuk jemi në situatë që mund të neglizhojmë detaje të tilla, sidomos kur bëhet fjalë për mbrojtjen e shëndetit të mjekëve dhe duhet të theksoj që nëpërmjet shëndetit të tyre ne mbrojmë dhe jetën e qytetarëve, pasi parandalojmë përhapjen e sëmundjes nga stafi mjekësor”, tha ai.

Z. Spahia tha se grupi i punës i ngritur nga PD dy javë më parë ka qenë vazhdimisht në terren ku kanë  denoncuar rregullisht, gjendja në qendrat dhe spitalet tona nuk ka qenë e përshtatshme dhe me shumë probleme.

“Ka mungesë të theksuar mbrojtjeje për personelin mjekësor dhe qendrave pritëse për t’u përballur me pacientë të prekur nga coronavirusi. Kjo tregon papërgjeshmëri dhe neglizhencë ndaj strukturave shëndetësore”, – tha ai.

Për z. Bardhi, një aspekt shumë i rëndësishëm është informimi i vazhdueshëm që duhet të kenë qytetarët shqiptarë, ku sipas tij vihen shohim mangësi të theksuar.

“Akoma më e rëndë mungesa e informacionit dhe trajnimi i përshtatshëm për personelin mjekësor, i cili mund të gjendet në situatë të vështira ku duhet të trajtohen pacientë që shpesh herë dyshohen, por edhe që janë të prekur nga coronavirus.

PD ka bërë një material shumë serioz me 11 pika propozime tonat për të përmirësuar përgjigjen tonë dhe të strukturave shëndetësore në përballje me këtë virus”, – tha z. Bardhi.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021