Ish-deputetja e LSI: Hetimet për inceneratorët përfshijnë Ramën, Subashin, Veliajn dhe Bllakon

15 Dhjetor 2021 | 07:53

Ish-deputetja e LSI-së Silva Caka deklaroi për emisionin “Mirëmëngjes” në Euronews Albania se hetimi për inceneratorin e Elbasanit është vetëm maja e ajsbergut.

“Ka shumë problematika të tjera, ka edhe persona që duhen vendosur nën hetim”, u shpreh znj. Cako teksa nënvizoi se të përfshirë janë Edi Rama, Erion Veliaj, Armando Subashi dhe Alqi Bllako, ish-sekretari i Përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit.

Ish-deputetja tha se vendimet për inceneratorët janë marrë në bashkëpunim me qeverinë dhe duhet të vijojnë hetimet për të gjithë zyrtarët e përfshirë.

“LSI ka bërë padi për të tre inceneratorët, të Tiranës, Elbasanit, Fierit, kanë të njëjtën skemë mashtrimi. Koka e të gjithës është sigurisht kreu i qeverisë”, nënizoi ajo.

Sipas ish-deputetes, akuza që duhet të ngrihet për Edi Ramës është ajo e “shpërdorimit të detyrës”.

“Para 2017 për këto vendime qeverie, Arben Ahmetaj, Ylli Manjani dhe Ermonela Felaj janë shprehur kundër”, tregoi znj. Caka.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik

Menjëherë pas sulmeve ajrore të Iranit ndaj bazave në Katar dhe Irak, Ministria e Punëve të Jashtme ka dalë me një njoftim urgjent për shqiptarët...
20:34 | 23/06/2025

Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri

Gratë në mbarë botën po bashkohen në protestë kundër qeverisë iraniane duke prerë flokët. Nismës i janë bashkuar edhe gratë shqiptare. Mëngjesin e ditës së...
08:41 | 19/10/2022

Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit

Gazetari i showbizit, Eraldo Rexha, është shprehur se në rrjetin social ‘Whatsapp’ ia ka lënë ‘seen’ moderatores Arbana Osmani. I ftuar në emisionin “Good Morning...
10:17 | 14/10/2022