Ish-drejtori i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku paraqitet në SPAK

13 Nëntor 2025 | 13:51

Këtë të enjte ka mbërritur në ambientet e SPAK ish-drejtori i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku.

Burime pranë SPAK bëjnë me dije se Muhamet Rrumbullaku po merret në pyetje për transferimin e një oficeri të AMP në Berat.

Po pyetet në cilësinë e personit që mund ta ketë dijeni nga prokurorja Doloreza Musabelli.

Transferimi i oficerit çoi në pezullimin nga detyra të drejtorit të AMP, Florjan Sulejmani.

Fillimisht çështja u hetua nga prokuroria e Beratit, dhe më pas i erdhi për kompetencë prokurorisë së Tiranës.

Tashmë çështja po hetohet nga SPAK si organ kompetent.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zbardhen të tjera video nga plagosja me thikë në poliklinikën e Shkodrës, si nisi konflikti

Euronews Albania ka siguruar pamje të tjera nga konflikti i ndodhur në ambientet e Poliklinikës në lagjen “Vasil Shanto” në Shkodër, ku mbeti i plagosur...
07:14 | 17/07/2026

Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…

Gazetari Endri Xhafo i ftuar këtë të enjte në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur mbi mënyrat se si kryeministri Edi Rama...
22:22 | 16/07/2026

“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik

Juristi Ylli Manjani këtë të enjte i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në...
21:51 | 16/07/2026