Ish-drejtuesit e UÇK-së mund të gjykohen në tetor, thotë Baton Haxhiu
Ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po mbahen në paraburgim në Hagë prej 15 muajsh.
Baton Haxhiu ka zhvilluar takime në Hagë me Kadri Veselin dhe Hashim Thaçin këtë fundjavë.
Në emisionin “Shock” në Euronews Albania, ai tha se gjykimi i tyre në Hagë mund të fillojë në tetor, por se fillimi i procedurës është zgjatur më shumë se duhet.
“Zgjatja e fillimit të këtij gjykimi është më e zgjatura deri tani në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës”, u shpreh ai.
Ai shtroi pyetjen se pse nuk po hetohen në liri në vendin e tyre, ose në ndonjë vend të tretë që mund të dalë garant.
Bazuar në zgjatjen e fillimit të gjykimit dhe hetimin për një kohë shumë gjatë, Andi Bushati shtroi pyetjen nëse është e drejtë drejtësia e ndërkombëtarëve.
“Po kjo drejtësia që i mban 1 vit e gjysmë në burg Veselin e Thaçin, a është detyrimisht e duhur? A bëri mirë Kosova që e votoi në parlamentin e saj këtë gjykatë speciale? A bëmë ne mirë që votuam si dele reformën tonë në drejtësi?”, tha Bushati.
“Kjo gjykatë njësoj si reforma jonë në drejtësi ka padronë në BE dhe në DASH”, shtoi ai.
LEXONI GJTHASHTU:
Haxhiu: Marrëveshje me Serbinë për energjinë, ‘Zajednica’ e parë e Kurtit
Bushati: Përjashtimi i Bashës nga protesta, gabim politik i Berishës
Haxhiu: BE përdor liberalizimin e vizave si mjet për t’i bërë presion Kosovës
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë