Ish-futbollisti vlonjat i Partizanit: Punova në kazëm prej biografisë!

16 Qershor 2024 | 18:03

Ish-futbollisti Mexhit Haxhiu ishte personazhi i kësaj jave në “Profil” në Euronews Albania ku ka treguar më tepër rreth jetës së tij si futbollist por edhe rreth sakrificave që ka bërë në jetë.
Ai tha se duke qenë se ishte me biografi të keqe, u privua për disa kohë nga ëndrra e tij për të luajtur futboll duke u dërguar për të punuar me kazmë në Lushnjë.

“Kur kam vajtur te partizani rezervohesha që të thosha ndonjë gjë se mund të merrej edhe për ters. Unë aty kam gjetur lojtar si Panajot Pano e të tjerë. Dikush erdhi te porta e klubit të partizanit dhe bëri një kontakt në zyrat e klubit të partizanit. Mua më tingëlloi keq ardhja e tij te zyra.

Ndërkohë ai kishte njoftuar se filani nuk do shkojë në filan vend dhe më dërgoi në Lushnjë në brigadë të punës. Më hoqi nga futbolli dhe më dërgoi në Lushnjë në brigadë të punës. Më hoqi nga futbolli dhe më dërgoi në Dushk, atje do punoja me kazmë se atje ishte vendi i rezervuar për të gjithë ata që nuk kishin biografi të mirë. Quhej brigada e punës”,-tha  ish-futbollisti.

Shikoni emisionin e plotë:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026