Ish-gjyqtarja i përgjigjet Ramës: Nuk jam monstër, do rikthehem më e fortë

20 Prill 2022 | 17:58

Ish-gjyqtarja e Krujës, Enkelejda Hoxha u arrestua më 11 shkurt të vitit 2021 për korrupsion, pasi akuzohet se ka liruar nga burgu disa persona me të shkuar kriminale.

Asokohe, Hoxha u etiketua nga kryeministri Edi Rama si një monstër, teksa thoshte se reforma në drejtësi po jepte rezultatet e para.

Në një rrëfim ekskluziv për emisionin “SOT” në “Euronews Albania”, Hoxha i ka kthyer përgjigje për herë të parë kryeministrit Rama, duke thënë se nuk është monstër dhe se do të kthehet më e fortë.

“Më kanë etiketuar me një etiketim monstër, ndërkohë që kurrsesi nuk më përket ai etiketim, nuk jam e tillë. Sigurisht që dalja nga këtu apo rifillimi i jetës sime do jetë i vështirë, por jam gati të përballem më gjithçka, për sa kohë jam e bindur në gjykimin dhe në ushtrimin e një detyre nga ana ime ashtu siç duhet. Nëse do kthehem përsër, pasi është një gjë që do ta kërkoj deri në fund që të kthehem si gjyqtare, do të kthehem më e fortë se më parë”, u shpreh Hoxha.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) e ka dënuar Hoxhën me 3 vite burg dhe për shkak të gjykimit të shkurtuar, do të kryejë 2 vite burg.

Ish-gjyqtarja ndodhet në paraburgim dhe çështjen e saj e ka dërguar në apelin e GJKKO.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026