Ish-kandidatja: Paratë për vota, gjëja më skandaloze që kam parë
Këshilltarja e biznesit Matilda Gjini, e cila ka qenë kandidate në zgjedhjet e 2021 tha se gjëja më skandaloze që ka parë në Shqipëri ishte blerja e votës.
E ftuar në emisionin “Good Morning Albanias” në Euronews Albania, u shpreh partitë politike u jepnin para familjeve për të marrë vota.
“Gjëja më skandaloze ishte që njerëzit paguanin për vota. Kam pa raste që jepnin para dhe familja premtonte se do e jepnin votën për atë parti”-deklaroi Gjini.
Më tej shtoi se nuk kishte pritshmëri të larta nga zgjedhjet, pasi kishin shumë pak kohë për fushatë.
“Unë kur erdha nuk erdha për t’u bërë direkt deputete. Nuk kisha pritshmëri shumë të larta sepse kishim krijuar partinë 6 muaj para fushatës, por prisja të na jepej më shumë vëmendje, sepse ishim një grup i mrekullueshëm. Kishim të rinj nga Londra e vende të tjera që ishin gati të vinin në Shqipëri dhe të kontribuonin”- shprehet ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë