Ish-kandidatja: Zhgënjyese që në Shqipëri nuk i jepet besim të rinjve
Këshilltarja e biznesit Matilda Gjini, e cila ishte kandidate për deputete në Shqipëri në zgjedhjet e 2021, tha se u zhgënjye nga fakti se të rinjve nuk u jepet besimi.
Në emisionin ‘Good Morning Albanias” në Euronews Albania, ajo theksoi se u përfshi në këto zgjedhje, me dëshirën për të kontribuar në Shqipëri.
“Kisha vendosur që doja të bëja diçka për Shqipërinë. Ideja ishte që të sillja njerëz që të investonin në Shqipëri, pastaj rashë në kontakt me personat e Lëvizjes për Ndryshim, dhe ju futa dhe kësaj eksperience politike, që ishte interesante por pak zhgënjyese.
Gjatë fushatës u ndjeva se isha më afër vendit tim. Ishte zhgënjyese sepse vjen me disa ideale, me një grup që do të sjellin diçka të re në politikë dhe del me atë numër votash. Nuk I jepet besimi të rinjve”, u shpreh ajo.
Më tej ajo nënvizoi: “Nuk na dhanë mundësinë që të tregonim asgjë. Mbase ishte pak herët, nuk isha gati as unë.”
LEXONI GJITHASHTU:
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë