Ish-krerët e UÇK-së në Hagë, Ejup Gojnovci: Kosova në zgjedhje të parakohshme nga momenti në moment
Në një intervistë për Euronews Albania, analisti politik, Ejup Gojnovci tha se aktakuzat e lexuara dje në Hagë janë thjesht tentativa për të njollosur luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Të tilla aktakuza nuk mund të jenë vetëm shpifje dhe nuk kanë asnjë bazë që mund të konsiderohet shumë serioze,” – u shpreh ai.
Sipas tij, nuk është fare e lehtë për shqiptarët e në veçanti për popullin e Kosovës që në bankën e një gjykate që merret kryekëput me shqiptarët e Kosovës por dhe me luftën e UÇK-së të shohë ish-krerët e kësaj lufte.
Sa i përket situatës politike në Kosovë, Ejup Gojnovci tha se vihet re një destabilitet dhe ndryshime priten nga momenti në moment.
Teksa theksoi se gjithçka është e mundur, nënvizoi gjithashtu dhe zgjedhjet e parakohshme si diçka që mund të ndodhë në Kosovë pas dorëheqjes së Thaçit.
“Strukturat e aleancës për ardhmërinë e Kosovës që përbëjnë qeverinë e Kosovës, ministrat kanë paralajmëruar se do të ketë një mbledhje sot rreth orëve të pasdites. Ka një pakënaqësi me masat anti-COVID të marra nga ana e qeverisë dhe kjo duket si një pretekst sepse në fakt nuk bëhet fjalë për masat anti-COVID sa bëhet fjalë për pakënaqësinë apo jo dakordancën që kanë mes tyre dy partnerët e koalicionit,’ – tha për Euronews Albania analisti politik Gojnovci.
Lexoni gjithashtu:
Ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi kundër akuzave: I hedh poshtë të gjitha
Krasniqi para Speciales, ish-sekretari i UÇK njihet me akuzat në dhomat e specializuara në Hagë
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk