Ish-kreu i OSHEE paraqitet në SPAK

31 Tetor 2024 | 09:10
Ish-kreu i Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) dhe ish-drejtuesi politik i qarkut të Durrësit për Partinë Socialiste, Ardian Çela, është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme(SPAK) ditën e sotme.
Ende nuk dihen arsyet e paraqitjes së tij pranë ambienteve të SPAK.
Çela u largua nga OSHEE në vitin 2023, ku shërbeu  si drejtues prej 9 vitesh në krye të institucionit më të lartë të energjisë elektrike.

Ardian Çela mori postin e drejtorin e OSHEE në dhjetor të vitit 2014 dhe u largua nga detyra në maj 2023.

Ai u padit në Prokurorinë e Posaçme në vitin 2021 nga Partia Demokratike, e cila kallëzoi tre kompani që operojnë në sistemin e energjisë elektrike.

Vijon…
LEXONI GJITHASHTU:
Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Lironi çunat, lironi vajzat”, protesta e ditës së 54 fokusohet te të shoqëruarit nga policia

Protesta e qytetarëve dhe aktivistëve në Tiranë ka shënuar këtë të enjte ditën e 54-të të saj. Protestuesit u mblodhën fillimisht në Sheshin “Skënderbej”, ndërsa...
21:41 | 23/07/2026

Republika Sërpska lobon me miliona në SHBA për pavarësinë e saj

Republika Sërpska ka shpenzuar katër milionë dollarë nga buxheti i saj për të paguar lobistë në Uashington, që të promovojnë pavarësinë e këtij entiteti nga...
19:04 | 23/07/2026

Rrezik thatësire në Evropë, studiuesit ndërkombëtarë tregojnë pasojat e nxehtësisë ekstreme

Një studim i grupit World Weather Atribution ka treguar se klima më e nxehtë e sotme ka përshpejtuar humbjen e lagështisë nga tokat, liqenet dhe...
18:55 | 23/07/2026