Ish-kryeministri çek Babis nën akuzë për mashtrim
Ish-kryeministri çek Andrej Babis del para gjykatës nën akuzat se ka mashtruar me subvencionet e Bashkimit Evropian.
Parlamenti çek votoi më herët për heqjen e imunitetit të Babis, duke bërë që zyra e prokurorisë të Pragës të padisë miliarderin populist.
Ai akuzohet se ka përdorur fondin prej 2 milionë euro të BE-së, të destinuara për kompanitë e vogla dhe të mesme për të financuar një nga bizneset e tij.
Ish-kryeministri i mohon akuzat dhe thotë se janë “të motivuara politikisht” dhe “absurde”.
Akuzat përfshijnë fondet e përdorura për fermën e Lejlekut, e cila iu transferua familjes së Babisit nga një konglomerat i industrisë ushqimore që ai zotëronte, i përbërë nga rreth 250 kompani. Më vonë, konglomerati mori sërish pronësinë e fermës, pasi kishte marrë subvencione nga BE.
Babiš udhëhoqi qeverinë çeke për vetëm një mandat midis viteve 2017 dhe 2021, përpara se të humbiste zgjedhjet parlamentare të vitit të kaluar. 67-vjeçari ende mund të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale të vendit, të planifikuara për në janar 2023.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut