Ish-kryeministri Fatos Nano në gjendje të rëndë, në reanimacion prej 11 ditësh

20 Tetor 2025 | 12:47

Ish-kryeministri Fatos Nano ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Burime spitalore bëjnë me dije për Euronews Albania se prej 11 ditësh ish-kryeministri ndodhet në reanimacion në një spital privat në kryeqytet.

Mësohet se Nano ka bërë vdekje klinike (arrest kardiocirkulator) në shtëpi para 11 ditësh, është rikthyer ne jetë nga ekipi i mjekëve të spitalit privat. Aktualisht është në gjendje të rëndë me dëmtime të mëdha të trurit dhe reagim vetëm ndaj dritës.

“Pacienti ka disa ditë i hospitalizuar në terapinë intensive në gjendje të rëndë pas një arresti kardiorespirator. Aktualisht pacienti konsiderohet gjendje shumë e rëndë dhe me prognozë shumë të rëndë”, bëjnë me dije burime zyrtare nga spitali për Euronews Albania.

Fatos Nano, 73 vjeç pre kohësh vuan nga probleme të mushkërive.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës

Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
22:28 | 15/07/2026

Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët

Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
21:40 | 15/07/2026

E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
20:52 | 15/07/2026