Ish-kryeministri Fatos Nano shtrohet sërish në spital, nesër pritet të operohet
Ish-kryeministri dhe ish-lideri i PS, Fatos Nano, është shtruar ditën e sotme në një nga spitalet private në kryeqytet pas problemeve shëndetësore.
Burimeve për Euronews Albania bëjnë me dije se Nano ka pësuar frakturë parciale dhe pas ekzaminimeve nga stafi mjekësor të enjten do të kryejë një ndërhyrje krirurgjiale.
Sipas informacioneve nga bluzat e bardha, gjendja është nën kontroll. Kujtojmë se prej kohësh, Fatos Nano po vuan probleme shëndetësore.
Rreth një vit më parë Nano është shtruar në spital dhe kaloi disa javë i intubuar për shkak të një komplikacioni që kaloi në mushkëri.
Ai kishte një problem kronik respirator që në gjuhën mjekësore, njihet me SPOK, sëmundje pulmonare obstruktive kronike.
Pavarësisht gjendjes shumë të rëndë në atë kohë, me ndihmën e mjekëve ai arriti ta kalojë atë moment të vështirë.
Sjellim në kujtesë se Nano ka qenë kryetar i Partisë Socialiste që nga 12 qershori i vitit 1991 e deri në vitin 2005, kohë mes të cilës ka shërbyer edhe si kryeministër.
LEXONI GJITHASHTU:
PD mbyll procesin e ristrukturimit të partisë, zbardhen emrat e ekipit te ri drejtues
Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
- 07:47 PD mbyll procesin e ristrukturimit të partisë, zbardhen emrat e ekipit te ri drejtues
- 07:39 OBSH: Inteligjenca artificiale në shëndetësi po ecën më shpejt se rregullat
- 07:37 Argjentina përmbys Anglinë 2-1 dhe siguron finalen e Kupës së Botës
- 07:33 Hegseth: Ushtria amerikane do t’i nënshtrohet testeve për testosteronin
- 07:29 SHBA, Japonia dhe Koreja e Jugut forcojnë bashkëpunimin për sigurinë, në përgjigjie të kërcënimeve bërthamore
- 07:11 SHBA zgjeron sulmet ndaj Iranit, Teherani kundërpërgjigjet