Procesi i gjykimit ndaj ish-kryeprokurori Adriatik Llalla do të rinisë nga e para

16 Prill 2021 | 11:11

Përfundon seanca ndaj ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla në Gjykatën e Posaçme, ku u pranua kërkesa e tij për revokim për gjykim të shkurtuar.

Në seancën e sotme kryeprokurori Llalla u shpreh se do ta ndjekë deri në fund çështjen, ku akuzohet për fshehje të pasurisë, e cila pritet që të rinis nga e para.

“Besoj se gjykata do dal me një vendim”, u shpreh kryeprokurori.

Pritet që seanca e radhës të zhvillohet më 20 prill ora 09:00

SPAK kërkoi 2 vite burg për Adriatik Llallën për mos-deklarim dhe fshehje pasurie.

Më konkretisht, bëhet fjalë për mosdeklarimin e saktë nga Llalla të shpenzimeve për shkollimin e një prej fëmijëve jashtë vendit, për të cilën ai ka marrë gjobë nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurisë.

Përveç dënimit me burg, SPAK kërkoi edhe përjashtimin me 5 vite të Adriatik Llallës nga funksionet publike.

Ishte Llalla ai që pak kohë më parë ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë dhe kërkonte të gjykohej nga togat e zeza të Tiranës siç vendosi edhe gjykata e shkallës së parë, vendim ky që u prish nga Gjykata e Apelit.

Lexoni gjithashtu:

SPAK kërkon 2 vite burg për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla

GJKKO pranon kërkesën e Adriatik Llallës për gjykim të shkurtuar

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj në Uzbekistan: Ka ardhur koha të kalojmë nga niveli formal në projekte konkrete

Presidenti Bajram Begaj, ka nisur një vizitë zyrtare në Uzbekistan me ftesë të homologut të tij, Shavkat Mirziyoyev. Kjo është vizita e parë zyrtare e...
12:45 | 16/06/2026

Ndahet nga jeta pediatri i njohur Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mjeku i njohur pediatër dhe neonatolog, Edi Tushe. Lajmi i hidhur u bë publik mbrëmjen e së hënës nga klinika ku...
12:17 | 16/06/2026

Ministri i Drejtësisë flet në Këshillin e Europës: Krimi i organizuar luftohet duke ndjekur paratë

Duke folur nga Strasburgu, Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, theksoi se transformimi i informacionit financiar në hetime, ndjekje penale dhe konfiskim pasurish është prova reale...
12:15 | 16/06/2026