Ish-kryetarja e KQZ-së në Kosovë: Vota e emigrantëve ndikoi në zgjedhjet e vendit
Valdete Daka ish-kryetare e KQZ në Kosovë ishte këtë të premte e ftuar në “Barometri” në Euronews Albania për të folur rreth votës së emigrantëve.
Ajo tha se në Kosovë ende nuk ka shifra të sakta të votuesve kosovarë jashtë Kosovës, pasi prej kohësh nuk është bërë një census. Megjithatë ajo shtoi se vota e tyre ka pasur ndikim në zgjedhjet e fundit të Kosovës.
“Ne praktikisht nuk kemi shifra të sakta se sa kosovarë jetojnë jashtë Kosovës, pasi nuk kemi pasur census prej vitesh. Kemi paru një por ka qenë i mangët sepse janë regjistruar vetëm ata që kanë qenë fizikisht në Kosovë, jo dhe ata që ndodhen jashtë Kosovës.
Gjithsesi lista votuese jonë apo të drejtë vote kanë diku te 1.9 milionë që është numër jashtëzakonisht i madh ën raport me popullatën e Kosovës, e cila jeton në Kosovë.
Te ne në listë votuesish figurojnë edhe qytetarët që jetojnë jashtë, ata janë pjesë e listës, por numri i qytetarëve që kanë votuar në zgjedhjet e fundit ka qenë tepër i madh. Nuk e di shifrën po ka qenë një shifër që ka ndikuar në rezultatin zgjedhor”,-tha Daka.
LEXONI GJITHASHTU:
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë