“Klasa e vjetër po konsolidohet”-Bejko: Berisha problemin e tij personal e çoi në PD

15 Mars 2024 | 20:07

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Roland Bejko, është shprehur se te Rithemelimi sot janë bashkuar të gjithë ata që e urrenin, shanin dhe anatemonin njëri-tjetrin.

Komentet Bejko i bëri në Euronews Albania, ku tha se ajo që po ndodh sot përmes marrëveshjes PS-Rithemelimi, është se klasa e vjetër politike po konsolidohet dhe nuk lejon askënd tjetër të ketë hapsirë.

Ai tha gjithashtu se ish-kryeministri Sali Berisha e përçau opozitën dhe e çoi në këtë gjendje që është sot, vetëm për interesat e tij personale.

“Kemi një realitet pas 2021. U shpall Berisha non grata dhe Basha mori vendimin për ta përjashtuar. Berisha duhet të largohej nga politika që në 2013. Berisha problemin e tij personal e ktheu brenda PD dhe e çau opozitën, e ka çuar në këtë derexhe sot.

Duke anatemuar, fyer dhe rrahur të gjithë ata që i cilëson kundërshtarë. Ata që janë sot me Berishën, kanë harruar çdo sharje dhe anatemim që Berisha u vendoste atyre, vetëm për të qenë në oborrin e tij. Janë bashkuar të gjithë këta që urrenin njëri-tjetrin në PD. Ata venë poshtë shtëpisë së Saliut dhe marrëveshjen nuk e bëjnë ata.

Klasa e vjetër politike po konsolidohet dhe nuk lejon hapsirë tjetër për askënd. Gaz Bardhi aty ku ka shkuar, e tha vetë Berisha që ishin propozimet e mia, nisma ime. Bardhi është nënkryetari i lëvizjes së Berishës”, tha Bejko.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Nga kush distancohem prej protestave”, Flet avokat Matlija: Protagonizmi është i popullit!

Avokati Dorjan Matlija ka folur këtë të premte për Euronews Albania me moderatorin Ilir Kazaferi lidhur me protestën. Matlija ka folur për Euronews Albania një...
18:14 | 03/07/2026

“Mos merrni Ozempic pa recetë, vetëm me rekomandim”, mjekja: Do monitorim strikt

Në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferin, mjekja Albana Daka foli mbi përdorimin e ilaçit Ozempic, i cili është një ilaç që...
18:55 | 07/04/2026

Astrofizikani flet për Euronews: Ju them ku janë alienët dhe sa mundësi ka që të prekin Tokën

Astrofizikani Erald Buneli, në një lidhje live për Euronews Albania me Ilir Kazaferiun, u shpreh se teoria që alienët kanë mbërritur në Tokë nuk ekziston....
11:45 | 03/04/2026