Ish-luftëtarët e ISIS nga Maqedonia e Veriut
40 persona nga Maqedonia e Veriut prej të cilëve 23 janë fëmijë dhe 4 gra, për momentin ndodhen ende në vrullin e luftës në Siri. Aktualisht 13 meshkuj nga Maqedonia e Veriut janë duke luftuar në frontin e luftës pranë ISIS. Sipas të dhënave që Ministria e Brendshme i bën të ditur Euronews Albania-s rreth 150 persona në total kanë marrë pjesë në luftën në Siri, nga Maqedonia e Veriut.
|
Pjesëmarrësit në luftën e Sirisë nga Maqedonia |
|
Rreth 150 persona gjithsej kanë marrë pjesë |
|
40 persona janë në Siri për momentin |
|
37 persona janë vrarë |
|
76 persona janë kthyer ( 73 burra, 1 grua, 2 fëmijë) |
Zv. ministri i Brendshëm, Agim Nuhiu, thotë se shteti po punon për risocializimin e te kthyerëve nga Siria përmes institucioneve dhe programeve të ndryshme, edhe pse në vend nuk ekzistojnë kampe të veçanta apo strategji të unifikuara.
“Megjithatë jam i informuar se ndaj tyre po zbatohen programe për trajtime multisegmentale, përfshirë
deradikalizimin e tyre, risocializimin, rehabilitimin e tyre. Ne nuk kemi themeluar kamp të veçantë, megjithatë kemi ngritur kapacitetet e të gjitha shërbimeve, qoftë të fushës së shëndetësisë, të ministrisë së brendshme, por edhe për trajtime të aspekteve sociale dhe në çdo moment u kemi ofruar ndihmën e nevojshme”. tha zv. ministri I brendshëm, Agim Nuhiu.
Sociologu Ali Pajaziti ka shprehur se shteti nuk ka zgjedhur metoda efikase për risocializimin e të kthyerëve dhe në të njëtën kohë as shoqëria civile nuk po bën aq sa duhet.
“Duhet të ketë kampe për risocializimin e tyre, për rikthim në rrjedhat normale të jetesës, që këta njerëz
të kapin ritmin e jetës, të mund të rikthehen nga ato skena, ato pamje dhe ajo katrahurë që kanë
përjetuar. Për fat të keq, shteti në këtë drejtim nuk po ndërmerr hapat e duhura, por edhe shoqëria civile nuk është aktive në këtë drejtim”. tha sociologu Ali Pajaziti.
Sipas të dhënave të siguruara nga Euronews Albania, 51 persona kanë qenë në luftë dhe janë kthyer
para vitit 2015, kur pjesëmarrja në luftërat e huaja në ligjet e vendit, nuk ishte sanksionuar si vepër penale.
Ata nuk përndiqen nga ligji dhe nuk janë përfshirë në asnjë program risocializimi. Nga ana tjetër, rreth 23 persona janë dënuar në total pas vitit 2015.
Një pjesë e tyre janë të rikthyerit, ndërsa të tjerët janë shpallur përgjegjës për rekrutim dhe logjistikë brenda Maqedonisë së Veriut.
E rëndë në RMV, gjenden të pajetë 3 shqiptarë nga Kosova në një automjet të përmbysur! Ishin zhdukur dy ditë më parë
Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme
Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut
- 16:30 Erëra të forta dhe det i trazuar gjatë së premtes, apeli i Kapitenerisë së Vlorës për pushuesit dhe operatorët
- 16:26 Kryeministri Rama largohet nga Kuvendi, opozita hedh shishe dhe karton drejt tij (VIDEO)
- 16:12 Trump: Marrëveshja bërthamore me Riadin lidhet me njohjen e Izraelit
- 16:00 Deçan, 56-vjeçari humb jetën nga të shtënat me armë zjarri, dyshohet se u qëllua nga djali i tij
- 15:41 Deputetët e opozitës godasin tavolinat, PS voton rezolutat për institucionet e pavarura
- 15:33 Bashkia Vlorë apel qytetarëve: Kujdes nga stuhitë dhe erërat e forta ditën e premte