Ish-luftëtari i UÇK: Populli shqiptar do mbrojë Kosovën, jo politika
24 marsi i një dite më parë shënoi 25-vjetorin e nisjes së sulmeve ajrore të NATO-s kundër objekteve ushtarake e policore të Serbisë dhe Malit të Zi.
Ish-luftëtari i UÇK, Meçan Zotaj tha në një intervistë për Euronews Albania se nëse do të ndodhte që Serbia të sulmonte Kosovën sërish, do ishin mijëra të rinj nga Shqipëria që do të ishin të gatshëm t’i përgjigjeshin atdheut në trojet e Kosovës.
Ai u shpreh skeptik dhe mosbesues ndaj politikës së Tiranës zyrtare duke akuzuar kryeministrin shqiptar Edi Rama se në organizatat ndërkombëtare ka mbrojtur më shumë Serbinë se Kosovën.
“Nuk mendoj se ata mund ta sulmojnë Kosovën në këto momente, gjithsesi jemi të gjithë përgatitur për të luftuar, sot jemi më të organizuar, më të armatosur. Sot në këto momente nuk do jenë më aq pak, nga Shqipëria, nga populli jo i organizuar nga shteti, sidomos nga ky pushtet që ka sot nuk pres asgjë. Por nga populli do ketë mijëra e mijëra djem që janë të gatshëm t’i përgjigjen atdheut në këto troje të Kosovës. Rama është një kopje e Vuçiç në menaxhimin e politikave të brendshme. Rama duhet ta bënte luftën për Kosovën në mënyrë diplomatike, atëherë kur mbronte Serbinë në Këshillin Evropian dhe Kombeve të Bashkuara kur ajo nuk i vendoste sanksione Rusisë dhe për qëndrimin ndaj Kosovës”, tha ai.
“Na pret një javë shumë e nxehtë”, meteorologia paralajmëron temperatura përvëluese deri në 40°C
Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s
Ish-këshilltari i Clinton: Sazani i rrënuar, investitorët do derdhin miliarda dollarë për ta ndryshuar
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë