Ish-ministri Shehu rendit arsyet e rritjes së vdekshmërisë foshnjore

30 Maj 2022 | 08:30

Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu cilësoi si shumë shqetësuese vdekshmërinë foshnjore që ka ardhur në një rritje progresive prej vitit 2012.

Sipas tij ky është një tregues shumë i rëndësishëm që lidhet me nivelin e sistemit pediatrik, farmaceutik, spitalor, ekonomik si dhe edukimin në tërësi të popullsisë apo konkretisht edukimin shëndetësor.

“Ne i jemi afruar nivelit të vdekshmërisë foshnjore që kemi pasur në kohën e komunizmit,” – u shpreh ish-ministri.

Shehu tha se ky është një alarm që duhet të ngrihet dhe nuk ka dyshim se jemi përballë një katastrofe.

Sipas tij po shkojmë drejt zhdukjes së popullsisë shqiptare duke marrë parasysh rritjen e vdekjeve foshnjore, numrit të aborteve dhe uljen e lindshmërisë, që siç specifikoi ish-ministri është 1.7 për grua.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026