Ish-ministrja e Financave Anila Denaj, paraqitet në SPAK
Ish-ministrja e financave Anila Denaj është paraqitur mëngjesin e kësaj të premteje në SPAK.
Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se ish-ministrja po merret në pyetje në lidhje me çështjen e sterilizimit.
Anila Denaj qëndroi në detyrën e ministres së Financave nga 17 janari 2019 deri më 18 shtator 2021 ndërsa aktualisht është deputete e qarkut të Vlorës.
Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati tha në një raportim më tepër detaje rreth marrjes në pyetje të ish-ministres.
“Anila Denaj është paraqitur në orën 11:00 në Prokurorinë e Posaçme. Ende nuk kemi një komunikat nga SPAK se përse është thirrur ish-ministrja e Financave. Anila Denaj është paraqitur në SPAK e vetme. Ajo po pyetetet për çështjen e sterilizimit, në cilësinë e personit që ka dijeni ”,-tha gazetari.
LEXONI GJITHASHTU:
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë