Ish-polici infektoi prindërit në Mirditë, mjeku zbulon gjendjen e tyre shëndetësore
Një ish- polic i burgut nga Mirdita u vu se fundmi nën shënjestrën e kryeministrit pasi duke thyer karantinën, ai vizitoi prindërit e tij duke i infektuar mëpas me COVID-19. Sipas kreut të qeverisë, ky person do të përballet me dënimet administrative dhe ndoshta edhe penale.
Por pavarësisht nga çfarë është shprehur kryeministri, Kodi Penal hyn ne fuqi me datën 8 maj. Pikërisht për ketë, Presidenti Ilir Meta i kërkoi autoriteteteve të lajmërojnë të gjithë personat e prekur në lidhje me dënimet e reja që parashikon ky kod.
Por pas reagimeve, kunati i ish-policit që infektoi prindërit, Gjon Caka ka folur duke dhënë një version tjetër. Sipas kunatit, ish-polici kishte kërkuar t’i bënin tamponin nëse ishte i infektuar me COVID-19 por askush nuk i ishte përgjigjur duke qenë se ishte asimptomatik. “Shkuarja e tij në Mirditë tek prindërit nuk ishte për vizitë, por sepse ishin prindërit ata që e thirrën për të bërë disa rregullime në shtëpi. Pikërisht nga kjo vizite, u infektuar te dy prindërit”, tha ai.
Ditë me vonë, kur simptomat ishin shfaqur, ish-polici i burgut kishte kërkuar sërish të bënte tamponin por vetëm nëpërmjet ndërhyrjeve me miqtë kishte siguruar një të tillë ku mësoi se ishte pozitiv ndaj COVID-19.
Emisioni “Ilva Now” zhvilloi një bisedë me mjekun epidemiolog, Aleksandër Picaku, i cili i ka nën patronazh prindërit e ish-policit në Mirditë. Ai theksoi se gjendja e tyre shëndetësore është shumë e mirë, ndërsa shtoi se ata janë asimptomatikë dhe po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.
“Gjendja shëndetësore është e kënaqshme nuk kanë asnjë shenjë klinike. Gëzojnë shëndet të plotë dhe të gjithë parametrat jetësorë janë normale. Janë asimptomatikë të plotë. Gjendja e tij (ish-policit) nuk e dimë, sepse ai ndodhet në Tiranë se është i izoluar. Ndihma atyre nuk iu ka munguar në asnjë sekondë, si me ushqime si me ndihma mjekësore. Medikamentet janë dhënë në kohën dhe momentin e duhur. Ata janë të vetëizoluar”, tha ai.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 20:33 U ngjitën në majë të ndërtesës Empire State për të shpalosur një banderolë, arrestohet çifti pas propozimit për martesë
- 20:24 Rifillojnë transportet direkte të mallrave nga Emiratet Bashkuara Arabe në Iran
- 20:20 Kina i kërkon SHBA-së të ketë kujdes Tajvanin dhe marrëdhëniet të jenë të qëndrueshme
- 20:12 “PlayStation” nuk do përdorë lojëra në disqe duke nisur nga 2028-a
- 20:11 Anglia siguron fitoren në minutat e fundit ndaj Kongos, Kane vendimtar me dy golat e tij
- 20:06 Irani: Do të përdorim një pjesë të fondeve të ngrira për mallra të nevojshme