Ish-prokurori i Sarandës Sali Hasa, dënohet me burg: Apeli rrëzon shërbimin e provës

18 Qershor 2025 | 13:12

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka dënuar me 2 vite e 4 muaj burg ish-prokurorin e Sarandës, Sali Hasa, duke ndryshuar vendimin e mëparshëm të Shkallës së Parë, i cili parashikonte konvertimin e dënimit në shërbim prove.

Sipas vendimit të shpallur këtë të mërkurë, trupi gjykues i përbërë nga gjyqtarët Engert Pëllumbi, Igerta Hysi dhe Iliriana Olldashi, vendosi që Hasa të vuajë pjesën e mbetur të dënimit në burg, duke mos zbatuar më masën lehtësuese të shërbimit prove.

Hasa është shpallur fajtor për veprën penale të korrupsionit pasiv të prokurorëve dhe funksionarëve të drejtësisë, për të cilën ishte hetuar dhe dënuar edhe më parë, por rasti ishte kthyer për rishqyrtim nga Gjykata e Lartë.

Gjykata urdhëroi gjithashtu konfiskimin e një shume prej 1,000 eurosh në favor të shtetit, ndërsa një shumë tjetër prej 1,070,000 lekësh dhe 1,000 eurosh do t’i rikthehen ish-prokurorit. Po ashtu, shpenzimet gjyqësore në të dyja shkallët e gjykimit do të përballohen nga të pandehurit.

Vendimi është i apelueshëm në Gjykatën e Lartë brenda një afati 45-ditor.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shtrëngatat rikthehen të premten, Anira Gjoni: Përplasja e masave të ajrit shkaktoi stuhitë në rajon

Specialistja e gjeoshkencës, Anira Gjoni, e ftuar në “Now” me Ilir Kazaferin, foli për reshjet dhe shtrëngatat që përfshinë rajonin gjatë ditës së djeshme, duke...
19:39 | 22/07/2026

Aksidenti tek Unaza e Madhe, ndërron jetë edhe i plagosuri tjetër

Ka humbur jetën shtetasi tjetër egjiptian i cili ndodhej në të njëjtin mjet me viktimën tjetër. Viktima e dytë ishte transportuar në spital për mjekim...
19:18 | 22/07/2026

Zjarr në Voskopojë, dy mjete zjarrfikëse dhe forca të shërbimit pyjor në operacion

Një vatër zjarri është shfaqur këtë të mërkurë në Voskopojë, në zonën e njohur si “Antenat” ndërsa menjëherë pas marrjes së njoftimit, drejt zonës janë...
18:02 | 22/07/2026