Ish-truproja i Tahiri mohon akuzat: Me ‘të penduarin’ u njoha në fushatën e PS
Ish-truproja i Saimir Tahirit, i ekstraduar një ditë më parë nga Gjermania është lënë në burg nga Gjykata për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Hekuran Marku, ish-gardist me detyrë në shoqërimin e ish-ministrit të Brendshëm është arrestuar me akuzën e trafikut të drogës.
Para gjykatës, Marku nuk ka pranuar akuzat se është i përfshirë në trafikimin e rreth 1 ton kanabis drejt Italisë.
Tonin Prendi, avokat i tij, tha se Marku është i njohur me bashkëpunëtorin e drejtësisë, Elton Brengasi.
Por, sipas tij ish-truproja e Tahirit nuk ka kryes asnjë aktivitet kriminal me të.
Marku dhe Brengasi sipas avokatit janë njohur gjashtë fushatës elektorale të zgjedhjeve lokale të 2015, ku kanë punuar për Partinë Socialiste.
47-vjeçari Marku u arrestua në korrik 2021 nga autoritetet policore në Gjermani, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë.
Përveç tij, në hetim është edhe truproja tjetër, Agustin (Paul) Deda, i arrestuar në Francë. Deda ka kërkuar azil politik në Francë dhe kërkesa e tij po shqyrtohet nga autoritetet vendase, ndërsa Shqipëria kërkon që të ekstradohet.
Marku dhe Deda akuzohen se gjatë kohës që kanë shërbyer si truproja të ministrit Tahiri kanë trafikuar rreth 1 ton kanabis drejt Italisë.
Përfshirja e tyre në trafikun e drogës ka dalë nga dëshmia e 4 të penduarve të drejtësisë të cilët kanë rrëfyer në Bari për rrjetin e trafikut nga Shqipëria drejt Italisë.
Operacioni “Shpirti” u zhvillua në korrik 2021, në bashkëpunim me institucionet italiane të drejtësisë, ku mes dhjetëra personave të ndaluar ishte dhe prokurori i Vlorës, Maksim Sota, i dyshuar se ka ndihmuar trafikantë për t’iu shmangur drejtësisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Shtrëngatat rikthehen të premten, Anira Gjoni: Përplasja e masave të ajrit shkaktoi stuhitë në rajon
Aksidenti tek Unaza e Madhe, ndërron jetë edhe i plagosuri tjetër
Zjarr në Voskopojë, dy mjete zjarrfikëse dhe forca të shërbimit pyjor në operacion
- 19:39 Shtrëngatat rikthehen të premten, Anira Gjoni: Përplasja e masave të ajrit shkaktoi stuhitë në rajon
- 19:18 Aksidenti tek Unaza e Madhe, ndërron jetë edhe i plagosuri tjetër
- 19:12 Teherani akuzon SHBA-në: Po përdorin çështjen bërthamore si pretekst për të na shkatërruar
- 18:59 Franca regjistron 5,764 vdekje shtesë gjatë valës së të nxehtit të qershorit
- 18:58 SHBA dhe Izraeli diskutojnë për një takimi mes Trump dhe Netanyahu në Zyrën Ovale
- 18:16 Stuhitë godasin Ballkanin, miliona euro dëme në bujqësi, mbi 100 automjete të dëmtuara në Shkup