Ish-ushtari britanik dënohet me 14 vjet burgim për spiunazh për Iranin

3 Shkurt 2025 | 15:43

Një gjykatë në Britani ka dënuar ish-ushtarin Daniel Khalife me 14 vjet e tre muaj burgim për spiunim për Iranin dhe arratisje nga burgu.

Khalife, i cili ishte arratisur nga burgu më 2023, nëntorin e vitit të kaluar ishte gjetur fajtor për spiunim për Teheranin.

Gjykatësja Kaur Cheema-Grubb, gjatë shqiptimit të dënimit më 3 shkurt e përshkroi Khalifen si një “budalla të rrezikshëm” i cili fillimisht u nxit “nga dëshira për t’u mburrur” sesa për të dëmtuar interesat e Mbretërisë së Bashkuar.

“Vet fakti që keni nisur një plan kaq të rrezikshëm tregon papjekurinë tuaj dhe mungesën e mençurisë”, tha Cheema-Grubb.

Khalife, 23-vjeçari i lindur në Londër, iu bashkuar ushtrisë britanike më 2017. Pak kohë pas kësaj, ai nisi të mblidhte informacione të ndjeshme dhe t’i ndante me agjentët iranianë. Për këtë shërbim ai ishte paguar me para të gatshme dhe u kishte thënë bashkëpunëtorëve të tij iranianë se ai do të ngjitej në gradat në ushtri “me lehtësi”.

Khalife u arratis nga burgu Vansvord i Londrës në shtator të vitit 2023 në kohën kur po priste nisjen e gjykimit. Ai qëndroi në arrati për tri ditë, para se të kapej nga autoritetet.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kaos në parlamentin e Gjeorgjisë, deputetët përplasen fizikisht me njëri-tjetrin (VIDEO)

Një përleshje fizike ka shpërthyer në parlamentin e Gjeorgjisë ditën e djeshme, kur deputetët e partisë në pushtet “Georgian Dream” dhe ata të opozitës “For...
16:16 | 27/06/2026

Ministri Tajani: Italia e gatshme të mbështesë në mënyrë diplomatike marrëveshjen Izrael-Liban

Ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani ka deklaruar se Roma është gati të ofrojë mbështetje diplomatike për marrëveshjen e sapo nënshkruar Izrael-Liban dhe mund të...
16:07 | 27/06/2026

Vrau 17-vjeçaren në Tajlandë, arrestohet autori australian. Trupi gjendet në një valixhe

Një australian është arrestuar në Tajlandë në lidhje me vdekjen e një vajze 17-vjeçare e cila u gjet në një valixhe. I dyshuari, i cili...
15:58 | 27/06/2026