“Ishte grua e mirë”, flasin kushëriri dhe fqinji i 52-vjeçares së vrarë në Pogradec

28 Korrik 2025 | 13:33

Një 52-vjeçare është gjetur e vdekur në apartamentin e saj në Pogradec, ndërsa dyshohet se ajo është vrarë pasi i janë gjetur shenja dhune dhe plagë në trup.

Gazetari i Euronews Albania, Xhensil Shkëmbi, ka qenë në Pogradec dhe ka marrë një prononcim të shkurtër nga njëri nga fqinjët e 52-vjeçares dhe po ashtu nga njëri prej kushërinjve të saj.

Sipas të dy personave të intervistuar, fqinjit dhe kushëririt, të dy thonë se zonja ka qenë grua e mirë dhe nuk dinë asnjë gjë mbi ndonjë konflikt të mundshëm të saj.

Djali i xhaxhait të saj thotë se jeton në Angli dhe kishte ardhur për vizitë te vëllai i tij, kur morën njoftimin për vdekjen e 52-vjeçares Kozeta Teço.

“Thotë se nuk di nëse ajo ka pasur konflikte dhe se nuk ndërhyn dot në gjëra që nuk i lejohet. Ai thotë se ka 20 vite që ka ikur nga këtu dhe jeton në Angli, por ka tre ditë që ka ardhur te vëllai i tij në fshatin Nivic. E di shteti se çfarë ka ndodhur me të, unë jam me shtetin të japë dhe të bëjë drejtësi. Nuk ndërhyj dot te punët e të tjerëve.”

Edhe një fqinj i Kozetës ka thënë se nuk di gjë fare dhe se ka dalë nga banesa në 4 të mëngjesit dhe çdo gjë po e kuptonte tani që po flet me gazetarët, ndërsa thotë se ajo ka qenë grua shumë e mirë dhe jetonte vetëm.

“Ishte shumë grua e mirë, jetonte vetëm. Unë dola nga banesa rreth orës 04:30 të mëngjesit dhe ika në Maqedoninë e Veriut, ku u vizitova me gruan për problemet me zemrën. Nuk kam parë zjarr apo asgjë të dyshimtë dhe nuk di asgjë për ngjarjen. Tani që po më pyesni ju, po e marr vesh. Ajo shikonte punët e saj, nuk kam informacion nëse ka pasur ndonjë konflikt. Di vetëm që dje ka qenë motra e saj, e cila jeton në Tiranë. Nuk di më shumë, pasi unë isha në Maqedoninë e Veriut. Jam komshi këtu dhe tani po mësoj për ngjarjen.”

Ndërsa detaje të reja vijnë nga ngjarja, ku sipas korrespondentit tonë në Korçë, Xhensil Shkëmbi, janë gjetur një palë rroba, për të cilat policia dyshon se i përkasin të dyshuarit për ngjarjen e rëndë në Pogradec.

Ai thotë se pas këqyrjes së kamerave të sigurisë të një biznesi përballë kazanit të mbetjeve urbane, policia ka kontrolluar kazanin e mbeturinave, ku ka gjetur një palë pantallona që mendohet të jenë të personit të dyshuar për vrasjen e Kozeta Teços.

Sipas burimeve policore të gazetarit, përjashtohet mundësia e një grabitjeje, si dhe pista e konfliktit pronësor nga policia e Pogradecit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Arrestohen në flagrancë dy efektivë të Komisariatit Nr. 3 në Tiranë, dyshohen për korrupsion dhe shpërdorim detyre

Dy punonjës të Policisë së Shtetit janë arrestuar në flagrancë në Tiranë, pasi dyshohen për veprat penale të “korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione...
17:59 | 16/07/2026

Deklarata e ministres serbe, Rama: Nuk bëhemi kor histerik sa herë del një çyryk në Beograd e flet përçart

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në ‘X’ ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç për spastrimin etnik të Kosovës. Rama shkruan...
17:45 | 16/07/2026

Plagosja në Shkodër, arrestohet autori 18-vjeçar. Pranga edhe babait të tij për bashkëpunim në krim

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me plagosjen e regjistruar këtë të enjte në ambientet e Poliklinikës në qytetin e Shkodrës. Policia bën me dije...
17:09 | 16/07/2026