Ishte grumbulluar me ekipin kombëtar, ç’dihet nga vdekja e portierit të Malit të Zi
Portieri i Malit të Zi dhe i klubit anglez MillwaNdërron jetë portieri i kombëtares së Malit të Zill, Matija Sarkiç, ka vdekur të shtunën në moshën 26-vjeçare, njoftoi klubi i tij.
Sarkiçi u sëmur në Mal të Zi, derisa ishte në detyrë me ekipit kombëtar. E përditshmja malazeze Vijesti raportoi se Sarkiç vdiç në një banesë në Budva mëngjesin e së shtunës.
“I gjithë klubi u dërgon dashuri dhe ngushëllime familjes dhe miçve të Matijasit në këtë kohë tejet të dhimbshme”, tha Millwalli në një komunikatë.
Federata e Futbollit e Malit të Zi njoftoi për vdekjen e Sarkiçit përmes një komunikate.
“I dashuri ynë Matija, do të na mungosh ti dhe shpirti juaj gazmor, puna dhe pritjet tuaja madhështore”, shkroi ajo.
Ngushëllime për vdekjen e tij shprehu edhe UEFA – organi qeverisës i futbollit evropian.
Sarkiçi i bëri nëntë pritje në disfatën e Malit të Zi kundër Belgjikës 2:0 në një ndeshje miçësore të mërkurën dhe u shall njeriu i ndeshjes, për shkak të paraqitjes së jashtëzakonshme.
I lindur në Grimsby, Angli, Sarkiçi luajti për ekipet e të rinjve të Aston Villës dhe klubit belg Anderlecht.
Ai i bëri 33 paraqitje për Millwallin, të cilit i ishte bashkuar në gusht 2023 nga klubi i Premierligës angleze, Wolves.
LEXONI GJITHASHTU:
Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë: Kërkoj shkarkimin e menjëhershëm të ministres serbe
Sekuestrohen pasuri me vlerë 420 mijë euro në Tiranë, goditet trafikimi i drogës
- 16:32 Sporti në zi! Ndahet nga jeta Shpëtim Gazheli, kampion i pingpongut
- 15:44 Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
- 15:23 Ish-kryeministri i Kosovës, Hoti: Askush nuk është mbi LDK-në
- 14:55 Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen
- 14:41 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 14:37 Reforma Administrativo-Territoriale, PD kërkon shtyrjen e afatit të Komisionit deri në tetor