Ishte kamufluar si dyqan rrobash të përdorura, detaje nga zbulimi i bazës së armëve

12 Shkurt 2024 | 17:02

Një depo armësh është zbuluar në mes të qytetit të Vlorës.  Deri më tani janë gjetur disa pistoleta, dy kallashnikovë, targa, municion, si dhe mina me telekomandë.

Depo ishte e kamufluar në një dyqan rrobash të përdorura. Euronews, solli dhe pamjet e para nga vendngjarja ku dallohen dallohen ekspertët e kriminalistikës teksa zbulojnë armët, ndërsa në krah të tyre, mbi tavolinë duken edhe targat.

Autoritetet kanë pasur informacion mbi këtë depo dhe ka qenë në vëzhgim deri në momentin e ndërhyrjes këtë të hënë, 12 shkurt.

Policia ende nuk ka dalë me një deklaratë zyrtare, por burime bëjnë me dije se një person me mbiemrin Dervishaj ka rënë në pranga. Depo e armëve dhe minave është zbuluar në lagjen ’10 korriku’, ndërsa policia ka ushtruar edhe kontrolle në një banesë pranë dyqanit, që dyshohet se është në pronësi të të arrestuarit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare

Kreu i SPAK, Klodjan Braho, bëri të ditur se Prokuroria e Posaçme ndodhet në fazën përfundimtare të përgatitjeve për hapjen e thirrjes për 40 hetues...
11:38 | 15/07/2026

Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues

Kreu i SPAK, Klodian Braho këtë të mërkurë po raporton në Komisionin për Nismat Qytetare mbi rezultatet e punës gjatë vitit 2025. Gjatë fjalës së...
11:19 | 15/07/2026

Theu masën “arrest në shtëpi” dhe vodhi me forcë një shumë parash në një farmaci, arrestohet 45-vjeçari në Durrës

Policia e Durrësit ka vënë në pranga mbrëmjen e djeshme një 45-vjeçar me precedent të theksuar në fushën e vjedhjeve, i cili theu masën e...
11:00 | 15/07/2026