Ishte larguar nga banesa 6 ditë më parë, gjendet në një kanal trupi i 25-vjeçarit

13 Dhjetor 2024 | 21:24

Trupi i pajetë i një 25-vjeçari me inicialet A.D. është gjetur mbrëmjen e kësaj të premteje në një kanal vaditës në Peqin. I riu ishte raportuar i zhdukur gjashtë ditë më herët nga familjarët.

Sipas informacioneve të ardhura nga policia ai dyshohet të ketë pasur probleme të shëndetit mendor.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

“Mbrëmjen e sotme, në fshatin Cengelaj, në kanalin vaditës, është gjetur i pajetë, dyshohet i vetëmbytur në ujë, shtetasi A. D., 25 vjeç, banues në Peqin.

Nga të dhënat e para dhe deklarimet e marra familjarëve të tij, rezulton se ky shtetas vuante nga probleme të shëndetit mendor, për të cilin kishin kallëzuar familjarët se ishte larguar nga banesa më datë 07.12.2024”,-thuhet në njoftim.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan

Kosta dhe Belere Plaku u përcollën këtë të shtunë për në banesën e fundit, një ditë pas ngjarjes tragjike në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku...
21:01 | 25/07/2026

Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 56-të, me tubimin e radhës të zhvilluar pasditen e kësaj të...
20:42 | 25/07/2026

Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari i kronikës Ervin Leka ka sjellë detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Vidhisht të...
20:30 | 25/07/2026